LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë vjet, 164 milionë euro të investuara: Barcelona më në fund ka mbrojtjen që kërkonte

Dhjetë vjet, 164 milionë euro të investuara: Barcelona më në fund ka mbrojtjen që kërkonte

Gjatë dhjetë viteve të fundit, drejtorët e ndryshëm sportivë që kanë kaluar nëpër organikën e Barcelonës kanë afruar kandidatët për t’i vendosur në mbrojtje.

Barcelona normalisht që ka kërkesa të mëdha për këtë pozitë. pasi qendërmbrojtësi duhet të dijë artin e mbrojtjes, por edhe atë të luajtur me topin.


Por me ardhjen e Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff, duket se tashmë problemi është zgjidhur.

Por para se të vinin dyshja, klubi kishte testuar 21 lojtarë në këto pizta në 10 vitet e fundit.

Tani skuadra duket se në këtë repart ka garanci. Emra si Ronald Araujo, Andreas Christensen, Jules Kounde dhe Inigo Martínez janë përgjigjja e kësaj. Një poker lojtarësh me shumë kualitet.

Dështimi në mbrojtje pas daljes në pension të Puyol

Kur Carles Puyol vari këpucët e tij në vitin 2014, pati një boshllëk në pjesën e pasme të Barçës që drejtuesit u përpoqën ta mbyllnin shpejt.

Po atë verë, Josep María Bartomeu nënshkroi me Jan Vermaelen dhe Jeremy Mathieu, duke paguar 39 milionë euro (20 milionë për belgun dhe 19 milionë për francezët). I pari vazhdoi me dëmtime, ndërsa i dyti nuk tregoi nivel mbrojtës që kërkohej.

Në vitin 2016 erdhi Samuel Umtiti, i cili, më në fund, dukej se ishte njeriu i duhur për të zgjidhur mangësitë. Por francezi, nuk e arriti nivelin që pritej edhe shkaku i lëndimeve.

Garë e egër për qendrën e mbrojtjes: Pesë lojtarë do të ‘luftojnë’ për dy vende
Lexo po ashtu Garë e egër për qendrën e mbrojtjes: Pesë lojtarë do të ‘luftojnë’ për dy vende

Në vitet në vijim, erdhën Yerry Mina (12.4 milionë euro), Clement Lenglet (35.9 milionë euro), Jeison Murillo (huazim: 1.2 milion) dhe Todibo (1 milion) , të cilët nuk arritën pritshmëritë.

Në vitin 2021, Araujo u vendos në ekipin e parë dhe Eric Garcia po ashtu kishte marr besimin, por mbrojtje vazhdonte të ishte larg të qenit zgjidhja ideale që kërkonte klubi.

Dy vera radhazi të suksesshme

Ardhja e Alemany që ishte dëshmuar si drejtor sportiv në Valencia dhe donte të bënte të njëjtën gjë në Barcelonë, i shoqëruar nga Jordi Cruyff, filloi te sillte sukses. Ata i besuan udhëheqjes mbrojtëse të Araujo dhe kërkuan dy emra: Andreas Christensen dhe Jules Kounde.

Kush pagoi më shumë: Real Madridi për Endrick apo Barcelona për Vitor Roquen
Lexo po ashtu Kush pagoi më shumë: Real Madridi për Endrick apo Barcelona për Vitor Roquen

Investimi për mbrojtësin francez ishte i madh, 50 milionë euro, por tani për tani duket një bast i suksesshëm, pasi që në sezonin e tij të parë si lojtar i Barçës, ai ka arritur të gjendet, aty ku i është kërkuar.

Sezoni 2022/23 në nivelin mbrojtës te FC Barcelona doli të ishte i jashtëzakonshëm, me një mbrojtje që dukej e padepërtueshme.

Megjithatë, kishte ende një boshllëk. Xavi nuk i besonte Eric Garcías dhe asnjë lojtar të ri tjetër.

Për këtë arsye, këtë verë klubi afroi Inigo Martinezin, i cili duket si njeriu ideal për të kompletuar forcën mbrojtëse të Barçës. Në këtë mënyrë, pas 164.5 milionë eurove të investuara për të gjetur një mbrojtje të garantuar, Barca duhet të jetë e kënaqur, pasi tashmë e kanë.

Akademia nuk dha fryte 

Bazuar në shembullin e Gerard Pique dhe Carles Puyol, të dy të stërvitur në akademinë Blaugrana dhe me sukses të jashtëzakonshëm në ekipin e parë, zgjidhja e problemeve të mbrojtjes së Barçës, mendohej se mund të ishte pikërisht nga aty.

Gjatë dhjetë viteve të fundit, deri në dhjetë mbrojtës të Barcelona ‘B’ kanë debutuar në ekipin e parë. Megjithatë, i vetmi që ishte në gjendje të integrohej ishte Araujo. Nga pjesa tjetër, asnjë nuk ia arriti. U tentua edhe të bëhej diçka me para, kur u ble Marlon Santon, për pesë milionë. E vërteta është se nënshkrimi i brazilianit nuk dha fryte sportivisht, por financiarisht po, pasi u shit për 12 milionë euro te Sassuolo.

Përveç tyre, nga 2013/14 e deri më sot, në ekipin e parë debutuan Mingueza, Patric, Edgar Ié, Borja López, David Costas, Jorge Cuenca, Mika Mármol dhe Chadi Riad. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori