LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë shoferët më të mirë të vitit 2021 në Formula 1, Verstappen mposht Hamiltonin edhe në këtë garë

Dhjetë shoferët më të mirë të vitit 2021 në Formula 1, Verstappen mposht Hamiltonin edhe në këtë garë

Shoferët kanë bërë vet zgjedhjen e më të mirëve të vitit në Formula 1, ku kampioni Max Verstappen ka përfunduar si i pari në listë.

Viti 2021 ishte i mrekullueshëm për sportin e shpejtësisë Formula 1, me fituesin që u zgjodh vetëm në xhiron e fundit të garës së fundit të sezonit.


Verstappen i Red Bullit dhe Lewis Hamilton i Mercedesit luftuan deri në fund për trofeun e kampionit, por në fund vetëm holandezi iu gëzua triumfit.

Fitorja e Verstappen ishte e jashtëzakonshme pas erdhi në xhiron e fundit të garës së fundit të edicionit, me Hamiltonin që udhëhoqi thuajse gjithë garën.

Verstappen fiton garën e çmendur me Hamilton dhe shpallet kampion bote në Formula 1
Lexo po ashtu Verstappen fiton garën e çmendur me Hamilton dhe shpallet kampion bote në Formula 1

Piloti holandez ka fituar edhe lavdërimin e rivalëve të tij, me kampionin më të ri botëror të F1 që kryesoi sondazhin ekskluziv me rivalët e tij.

Faqja zyrtare e F1 i kërkoi shoferëve të këtij viti të vlerësojnë performancën e rivalëve të tyre dhe të krijojnë renditjen e tyre personale në formë të ‘top 10’.

Rregullat i lejojnë shoferët të votojnë për veten e tyre – edhe pse si në vitet e kaluara disa nuk e votuan, dhe jo të gjithë e vendosën emrin e tyre në krye të listës – dhe ata e bënë këtë duke ditur se renditja e tyre do të mbetej anonime.

Rezultatet u bazuan në sistemin aktual të pikëve të F1, me pilotin kryesor në secilën listë që fitoi 25 pikë deri në një pikë për pilotin në vendin e 10-të.

Listat u kombinuan më pas për të krijuar një top 10 të përgjithshëm.

Verstappen në fund mundi rivalin e kampionatit Hamilton për të përfunduar në vendin e parë, me Lando Norris që kompletoi podiumin në vendin e tretë.

Pilotët votuan Carlos Sainzin të katërtin më të mirin, një vend përpara shokut të tij të skuadrës në Ferrari, Charles Leclerc, ndërsa legjenda Fernando Alonso u rendit në vendin e gjashtë.

Pierre Gasly, i cili mori më shumë se 100 pikë për herë të parë në karrierën e tij ishte i shtati në listën e pilotëve, përpara George Russell, i cili përfundoi i teti.

Fituesi i garës së Çmimit të Madh të Hungarisë, Esteban Ocon, ishte i nënti në listë apo një vend më lartë se Mick Schumacher që plotëson ‘top 10’, pavarësisht se nuk mori asnjë pikë këtë sezon në Formula 1.

Pilotët që morën pjesë në votim (me renditje alfabetike) ishin: Fernando Alonso, Pierre Gasly, Nicholas Latifi, Charles Leclerc, Nikita Mazepin, Lando Norris, Esteban Ocon, Daniel Ricciardo, George Russell, Carlos Sainz, Mick Schumacher, Lance Stroll, Yuki Tsunoda dhe Sebastian Vettel;

Top 10 shoferët më të mirë të vitit 2021

1.Max Verstappen

2.Lewis Hamilton

3.Lando Norris

4.Carlos Sainz

5.Charles Leclerc

6.Fernando Alonso

7.Pierre Gasly

8.George Russell

9.Esteban Ocon

10.Mick Schumacher

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori