LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë mjeshtërit e goditjeve të dënimit, në top 10 edhe një portier

Dhjetë mjeshtërit e goditjeve të dënimit, në top 10 edhe një portier

Legjenda braziliane Juninho Pernambucano është gjuajti më i mirë i goditjeve të lira i të gjitha kohërave, sipas statistikave.

45-vjeçari ishte një mjeshtër absolut nga situatat e tilla duke shënuar 77 gola nga goditjet e lira për klube si Lyon, Vasco da Gama, Al-Gharafa dhe klubin e vendlindjes, Sport Club do Recife.


Juninho ishte në gjendje që ta gjejë rrjetën nga disa kënde të ndryshme dhe distanca edhe pse goditjet e tija nuk ishin origjinale.

Ai imitoi bashkatdhetarin e tij Marcelinho, i cili kishte shënuar 59 gola nga goditjet e lira dhe gjithashtu është në listë.

Legjenda braziliane Pele është i dyti në renditjen e goditjeve të lira me 70 gola, por nuk dihen saktë ndeshjet.

Ronaldinho është në vendin e katërt me 66 gola dhe David Beckham pas tij me 65.

Legjendat Zico dhe Diego Maradona janë në listë, sikurse Ronald Koeman. Në top 10 ka edhe vend për një portier, si Rogerio Ceni që ka shënuar shumë gola.

Më poshtë lista e publikuar nga FootyRoom:

1. Juninho (77 gola)

2. Pele (70 gola)

3. Victor Legrottaglie (66 gola)

4. Ronaldinho (66 gola)

5. David Beckham (65 gola)

6. Diego Maradona (62 gola)

7. Zico (62 gola)

8. Ronald Koeman (60 gola)

9. Rogerio Ceni (59 gola)

10. Marcelinho Carioca (59 gola)

/Telegrafi/