LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë klubet me bilancin më të mirë në të ardhura nga shitjet në dekadën e fundit

Dhjetë klubet me bilancin më të mirë në të ardhura nga shitjet në dekadën e fundit

CIES, Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive, ka zyrtarizuar listën me bilancin e shpenzimeve/të ardhurave të transferimeve të 100 klubeve më aktive të futbollit sipas vëllimit të transaksioneve financiare.

Të dhënat janë marrë që nga viti 2014 dhe tregojnë se cilat skuadra kanë humbur dhe cilat kanë fituar më shumë para në dekadën e fundit nga shitja e lojtarëve. Asnjë ekip spanjoll apo anglez nuk është në krye të renditjes.


Të gjithë yjet e mëdhenj kishin një fillim, para se të luanin për klubet më të mira të Evropës. Yjet e sotëm u dalluan në skuadra të niveleve më të ulëta dhe duke u larguar prej tyre, arkat e klubeve u mbushën plot.

Erling Haaland, Antony, Darwin Nunez apo vetë Kylian Mbappé janë disa nga lojtarët që kanë lëvizur shumë para në vitet e fundit me transferimet e tyre.

Më poshtë i gjeni dhjetë klubet që kanë fituar më shumë.

10/Dinamo Zagreb

Klubi kroat ka një histori të mirë shitjesh në shekullin e kaluar, duke theksuar ato të Luka Modric apo Mateo Kovacic. Me një bilanc pozitiv prej 251 milionë eurosh, shitjet më të dukshme të klubit kroat në dekadën e fundit kanë qenë Dani Olmo, Josko Gvardiol, Marko Pjaca dhe Josip Sutalo, për të cilët ka fituar më shumë se 115 milionë në total në ditët e tyre.

9/PSV

Klubi i Eredivisie ka pasur yje të mëdhenj në skuadrën e tij ndër vite, si Ronaldo Nazario, Ruud van Nistelrooy dhe Arjen Robben. Në dekadën e fundit, PSV ka mbyllur shitje të mëdha që e vendosin atë me një bilanc pozitiv prej 262 milionë. Hirving Lozano, Cody Gakpo, Noni Madueke dhe Memphis Depay janë disa. Pak ditë më parë ata shitën Ibrahim Sangarén në Ligën Premier për 35 milionë.

8/ Olympique Lyon

Me një nga skuadrat më të mira të të rinjve në botë, klubi francez ka qenë një makinë për të fituar para në vitet e fundit. Me një bilanc pozitiv prej 336 milionë euro, Olympique Lyon ka shitur në dekadën e fundit lojtarë si Nabil Fekir, Samuel Umtiti, Alexandre Lacazette, Tanguy Ndombélé, Ferland Mendy, Malo Gusto… Dhe pa llogaritur Karim Benzema, i cili u largua nga klubi më 09/10.

7/ LOSC Lille

Për shumë do të jetë surprizë ta shohin klubin francez në krye, pasi shumë kanë harruar se dikur kishin në radhët e tyre yje të mëdhenj si Eden Hazard, Rafael Leao apo Victor Osimhen. Përveç kësaj, ata gjithashtu mbyllën shitjen e Nicolas Pépé te Arsenal për 80 milionë. Lille ka një bilanc pozitiv prej 350 milionë në dekadën e fundit.

6/Porto

Për vetëm dy milionë, por Porto ka një bilanc më të mirë se LOSC Lille. Pak ditë më parë, ata mbyllën shitjen më të shtrenjtë në historinë e saj duke shitur Otávio për 60 milionë euro në Ligën Pro Saudite. Éder Militao, Vitinha dhe Luis Díaz janë të tjerat nga shitjet e mëdha që portugezët kanë mbyllur në dekadën e fundit.

5/Sporting Lisbona

Klubi i Lisbonës ka një bilanc pozitiv prej 376 milionë. Në dekadën e fundit kanë bërë shitje si Bruno Fernandes te Manchester United, Manuel Ugarte te PSG dhe Pedro Porro te Tottenham. Raphinha, një lojtar i Barcelonës, ishte gjithashtu në Sporting Lisbonë.

4/AS Monaco

Me një bilanc pozitiv prej 402 milionësh, klubi francez është në prag të hyrjes në podiumin e bilanceve më të mira të dekadës së fundit. Edhe pse bilanci i Monacos është negativ në vitin 2019, klubi francez ka mbyllur shitje shumë të mëdha në dekadën e fundit, si ato të Kylian Mbappé, Aurélien Tchouaméni, James Rodríguez, Bernardo Silva, Thomas Lemar dhe Fabinho…

3/Red Bull Salzburg

Klubi austriak është një nga ato skuadrat që ka pasur më shumë yje. Edhe pse nuk i mbyllin shitjet për me çmime shumë të larta, ata kanë ka një bilanc pozitiv prej 422 milionë euro. Erling Haaland, Sadio Mané dhe Dayot Upamecano janë disa nga shitjet e tij më të dukshme dhe, megjithatë, asnjë nga largimet nuk arriti një shifër më të madhe se 25 milionë.

2/Ajax

Ishte e qartë se skuadra e Amsterdamit do të ishte në këtë krye. Me një bilanc pozitiv prej 434 milionë, Ajax ka shitur lojtarë të mëdhenj si Frenkie de Jong, Matthijs de Ligt, Antony dhe Hakim Ziyech në vitet e fundit. Ai fitoi më shumë se 300 milionë me shitjen e katër lojtarëve të përmendur.

1/Benfica

Vendi i parë shkon për klubin e tretë portugez që figuron në klasifikim. Përveçse nxjerr në plan të parë lojtarë të mrekullueshëm, Benfica shet shumë shtrenjtë. Joao Félix për 127 milionë euro, Enzo Fernández për 121 milionë euro, Darëin Nunez për 80 milionë euro, Ruben Dias për 71 milionë euro, Gonçalo Ramos për 65 milionë euro… Benfica e kalon veten çdo vit dhe merr më shumë se 300 milionë nga vendi i dytë, duke pasur një bilanc pozitiv në dekadën e fundit prej 764 milionë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori