LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë fytyrat e vërteta dhe personalitetet që fshihen prapa ikonave të famshme

Dhjetë fytyrat e vërteta dhe personalitetet që fshihen prapa ikonave të famshme

Uncle Sam, djaloshi në logon e NBA dhe Zorro janë bërë ikonë në të gjithë botën. Por ata nuk janë vetëm fytyra të njohura. Le t’i hedhim një vështrim këtyre dhe ikonave të tjera të famshme që kanë pasur ndikim tek ne dhe të shohin se ku janë bazuar për krijimin e tyre dhe ku janë sot.

Bright Side gjeti 10 histori të njerëzve që u bënë ikonë dhe e kuptuam që askush nuk i dinte emrat e tyre të vërtetë.


1. Naomi Parker Fraley dhe Rosie the Riveter

Ky poster njihet në të gjithë botën. Rosie Riveter është një ikonë kulturore e Luftës së Dytë Botërore, që përfaqëson gratë që punuan në fabrika dhe kantiera. Personi i vërtetë në të nuk ishte i njohur deri në vitin 2011 kur ajo më në fund tregoi historinë e saj.

Naomi Parker Fraley punoi në një fabrikë amerikane gjatë luftës dhe ajo kurrë nuk e priste të bëhej një frymëzim i tillë për kaq shumë njerëz.

Ndërsa punonte në një linjë montimi të avionëve, ajo u fotografua duke operuar në një makinë. Fraley kishte vënë në kokë një shami të kuqe, dhe kjo u bë një simbol i fuqishëm!

2. Samuel Wilson dhe Uncle Sam

Uncle Sam është një simbol i patriotizmit dhe një personifikim i qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Legjenda thotë se personi i vërtetë e ka emrin Samuel Wilson dhe ai ishte një paketues mishi nga New Yorku.

Posteri origjinal u bazua në një poster britanik “Lord Kitchener” vite më parë dhe u përdor për të rekrutuar ushtarë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore.

3. Helen Kane dhe Betty Boop

Njerëz nga e gjithë bota me siguri e njohin këtë heroinë! Betty Boop është një personazh vizatimor që u krijua nga Max Fleischer dhe një ekip animatorësh. Ajo ishte fillimisht një karikaturë e Helen Kane.

Në maj të vitit 1932, Helen Kane ngriti një padi 250,000 dollarë kundër Max Fleischer dhe “Paramount Publix Corporation” për shfrytëzimin e personalitetit dhe imazhit të saj për karikaturën.

4. Joaquin Murrieta dhe Zorro

Personazhi Zorro është më shpesh i lidhur me figurën historike Joaquin Murrieta. Ai quhet gjithashtu The Robin Hood of the West.

Joaquin Murrieta u bë i famshëm në Kaliforni në vitet 1850 si një person që thyente ligjet. Shteti i Kalifornisë ofroi një shpërblim prej 5,000 dollarësh se kush do ta gjente Joaquin “të vdekur ose të gjallë”. U raportua se ai u vra në vitin 1853, por lajmi për vdekjen e tij u diskutua dhe mitet për mbijetesën e tij mbetën për një kohë të gjatë.

5. Kyle Craven and Bad Luck Brian

Bad Luck Brian është një njeri i famshëm amerikan në internet i njohur për një foto të postuar në Reddit në vitin 2012. Ai shpejt u bë një satirë e njohur në internet.

Emri i vërtetë i këtij djali është Kyle Craven. Në tetor të vitit 2018, Craven madje bëri disa reklama për McDonald’s që paraqisnin personazhin Bad Luck Brian.

6. Logoja e Wendy dhe Melinda Thomas

Melinda Thomas është vajza dhe fëmija i katërt i biznesmenit amerikan, Dave Thomas, i cili ishte themeluesi i zinxhirit të ushqimit të shpejtë “Wendy”. Ajo ishte një prototip për personazhin në logon e markës. Në ditët e sotme Melinda Thomas është një zëdhënëse e Wendy’s.

7. Logoja e NBA dhe Jerry West

Ishte në vitin 1969 kur Alan Siegel hartoi logon për NBA e cila përdoret sot. Jo shumë prej nesh e dinë që frymëzimi për këtë ikonë ishte silueta e legjendarit Jerry West, bazuar në një foto të Wen Roberts.

8. The Joker dhe Conrad Veidt

The Joker u shfaq në vitin 1940 dhe u krijua nga Bill Finger, Bob Kane dhe Jerry Robinson. Kishte shumë diskutime rreth këtij personazhi.

Versionet e Finger, Kane dhe Robinson e pranojnë që Finger prodhoi një imazh të aktorit Conrad Veidt i cili luajti Gwynplaine, një burrë me një fytyrë të shpërfytyruar dhe një bujë të përhershme në filmin e vitit 1928, ” The Man Who Laughs”. Pamja e tij u bë një frymëzim për pamjen e Jokerit.

9. Ronald McDonald dhe Willard Scott

Fillimisht, imazhi i Ronald McDonald u krijua nga aktori Willard Scott. Ai luajti rolin e një kllouni rregullisht nga viti 1963 deri në vitin 1966 për ekskluzivitetin e McDonald’s në Washington.

Më vonë Scott shkruajti në librin e tij ” The Joy of Living” se ai fillimisht e krijoi personazhin Ronald McDonald me kërkesë të zinxhirit të restoranteve të ushqimit të shpejtë

10. “Iron Man” dhe Howard Hughes

Heroi Tony Stark, i njohur gjithashtu si “Iron Man”, u frymëzua nga Howard Hughes i cili ishte një shpikës dhe aventurier ekscentrik. Stan Lee sinqerisht pranoi se ai modeloi imazhin e Tony pas Hughes.

Dhe nuk ishte vetëm pamja e tij, por mënyra e jetesës dhe personaliteti i gjallë i Howard Hughes ishin gjithashtu një frymëzim. Për më tepër, emri i parë i babait të Stark është Howard.

Bonus: Josh Bateson, djali që shfaqej në reklamën e çokollatës “Kinder”

View this post on Instagram

Need to start making the most of this weather ☀️

A post shared by joshbateson (@joshbateson) on May 17, 2016 at 3:10am PDT

Sot ai është një model jo shumë i ndjekur në rrjetet sociale, por që pëlqehet nga vajzat. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori