LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë fakte që ndoshta nuk i keni ditur për Agueron – transferimin më të ri të Barcelonës

Dhjetë fakte që ndoshta nuk i keni ditur për Agueron – transferimin më të ri të Barcelonës

Sergio ‘Kun’ Aguero është një nga emrat më të mëdhenj në futbollin botëror. Ndoshta ju tashmë keni njohur disa ose të gjitha faktet e mëposhtme në lidhje me argjentinasin

1- Origjina e ‘Kun’

Kur ishte fëmijë, Aguero shikonte me ëndje një seri të animuar japoneze të quajtur Kum Kum . Ishin gjyshërit e tij që filluan ta quanin ‘Kun’ për shkak të një ngjashmërie të caktuar midis fëmijës dhe karakterit, dhe emri ka mbetur që atëherë.


2- Gjashtë vëllezër e motra. Mbiemra të ndryshëm

Sergio është i dyti në një familje me shtatë fëmijë. Por, ai është i vetmi që përdor mbiemrin e nënës së tij Aguero, ndërsa të gjithë të tjerët quhen Del Castillo sipas babait të tij.

3- Vëllezërit futbollistë

Vëllai 25-vjeçar i Kun, Mauricio aktualisht është në Independiente në Argjentinë, ndërsa 23-vjeçari Gaston ka luajtur në Spanjë dhe Meksikë, por tani është përsëri në Argjentinë duke luajtur për Club Atletico San Miguel në ligë të tretë.

4- Lidhjet familjare

Sergio Aguero u martua me vajzën e legjendës së madhe, Diego Maradonas, dhe djali i tyre, i lindur në vitin 2009 quhet Benjamin , gjithashtu ka një kumbar shumë të veçantë: Lionel Messin.

5- Debutimi i hershëm

Aguero ishte lojtari më i ri ndonjëherë që ka luajtur në një lojë të nivleit të lartë në Argjentinë. Ai ishte vetëm 15 vjeç, një muaj dhe 13 ditë kur debutoi për Independiente, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vendosur nga vjehrri i tij tashmë i ndjerë, Diego Maradona.

6- Transferimi më i shtrenjtë i Atletico Madridit

Ai ishte akoma vetëm 17 vjeç, kur në vitin 2006, ai u shit në Atletico Madrid. Transferimi prej 21 milionë eurosh ishte një rekord i ri i klubit për bardhekuqë, megjithëse kjo shumë është tejkaluar në disa raste, për të blerë lojtarët si, Joao Felix, Diego Costa, Antoine Griezmann dhe Thomas Lemar.

7- Kampion olimpik me Messin

Aguero ishte, së bashku me Leo Messin, pjesë e ekipit të Argjentinës që fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008. Ata kanë luajtur përkrah njëri-tjetrit rregullisht për ekipin e të rriturve.

8- Rekordi në Angli

Aguero ka vendosur një numër rekordesh në kohën e tij në Manchester City, duke përfshirë një rekord klubi prej 260 golash, 83 më shumë se i mëparshmi, Eric Brook.

9- Kënga e tij

Shikoni në internet dhe nuk duhet të jetë shumë e vështirë për të gjetur Agueron duke kënduar dhe vallëzuar një këngë të quajtur pas tij dhe të shkruar nga një grup argjentinas ‘Cumbia’ i quajtur Los Leales.

10- Përdorues i madh i aplikacioneve

Siç do ta dinë të rinjtë, veçanërisht që nga kulmi i izolimit nga coronavirusi, Aguero është bërë një tifoz i madh i transmetimit të drejtpërdrejtë, me një llogari në Twitch dhe kanalin e tij sportiv elektronik të quajtur KRÜ. /Telegrafi/