LAJMI I FUNDIT:

Dhëndri i Kosovës shënon kundër Bayernit, Loredana e përshëndet me zemër nga tribunat

Dhëndri i Kosovës shënon kundër Bayernit, Loredana e përshëndet me zemër nga tribunat

Një moment emocionues ka ndodhur në ndeshjen e luajtur mes Borussia Dortmundit dhe Bayern Munich në javën e 27-të të Bundesligës.

Skuadra e Borussia Dortmundit ka dalë në epërsi me rezultatin 0:1, falë një goli të shpejtë nga sulmuesi Karim Adeyemi, që shënoi në minutën e dhjetë të ndeshjes.


Momenti i golit solli një reagim të veçantë në tribunat e “Allianz Arenas”, ku reperja shqiptare Loredana Zefi ishte prezente për të inkurajuar partnerin e saj.

Loredana u pa duke i bërë zemrën me duar Adeyemi-t, duke treguar përkrahjen e saj të ngrohtë për lojtarin e Dortmundit.

Karim Adeyemi dhe Loredana Zefi janë në një lidhje prej muajsh, dhe kjo shprehje mbështetjeje publike nga Loredana për të dashurin e saj në terren është dëshmia e një lidhjeje që sigurisht do të bëjë titujt jo vetëm në fushën sportive, por edhe në atë të showbizit. /Telegrafi/