Gerard Pique pas shumë deklaratave pas ndeshjes për ‘incidentin’ me Sergio Ramos në El Clasico, e përfundoi natën me një postim në Twitter, ashtu siç i shkon atij.

Dhe normalisht postimi ka dozën e shakasë, satirës, por është thumbues dhe festiv, për mos ta zgjatur tipike për atë.


“Edhe një herë, do të festoj, oh yeah, gjithçka në rregull, mos e ndalni vallëzimin”, shkroi Pique.

Kjo është pjesë e këngës së Daft Punk - One More Time (në shqip: edhe një herë).

Pas kësaj fitore Barcelona ka pikë të njëjta me Realin, por një ndeshje më shumë ka klubi katalunas. /Telegrafi/

Për një natë të mirë nga Pique...

telegrafi sport app