LAJMI I FUNDIT:

DevCon – konferenca ndërkombëtare për komunitetin e teknologjisë që do ndodh me 2 mars në FIEK, Prishtinë

DevCon – konferenca ndërkombëtare për komunitetin e teknologjisë që do ndodh me 2 mars në FIEK, Prishtinë

Duke përcjellur suksesin e 4 edicioneve të mëparshme në Shkup dhe Prishtinë, DevCon rikthehet në Prishtinë këtë Mars 2024! Ky edicion do vendos fokus më shumë edhe në zhvillimin e softuerit, data dhe AI.

DevCon është konferencë nga-komuniteti-për-komunitetin, e cila ofron hapësirë për entuziastët dhe profesionistët e teknologjisë që të ndajnë njohuritë dhe dijen e tyre, dhe të krijojnë rrjete të reja profesionale të cilat kontribojne në zhvillimin e tyre dhe të industrisë si tërësi.

Në edicionin e 2024 në Prishtinë, 7 folës do eksplorojnë tema të ndryshme ndërmjet prezantimeve 30 minutëshe. 5 folës nga Kosova në DevCon | Prishtina përfshijnë: Arijanit Jashari (Inxhinier Softuerik – Senior), Albion Hasani (Kryesues i Produktit), Norik Osmani (Zhvillues .Net – Senior), Aulona Avdyli (Inxhiniere Softuerike në Java) dhe Besfort Guri (President i Bordit Ekzekutiv në FLOSSK). Dy folës ndërkombëtar poashtu do bashkangjiten me prezantime për komunitetin: Hadrian Hughes (Backend Engineer – Senior, Skoci) dhe Agon Osmani (Data Engineer, Maqedoni e Veriut).

Agjenda zyrtare për DevCon | Prishtina dhe info të detajuara rreth secilit prezantim mund të gjinden në website zyrtar të DevCon.

“Trajtimi dhe kujdesi për komunitetin është diqka që e kemi bërë me përkushtim e dedikim për vite me radhë si Kin + Carta. Për ne ka rëndësi edhe impakti që bëjmë përtej përditshmërisë dhe punëve e investimeve të vazhdueshme në ekipin tonë. Prandaj edhe organizojm ngjarje si DevCon për t’ju dhënë rastin profeisonistëve nga vendi dhe të huaj të ndajnë eksperiencat e tyre, dhe audienca të mësoj nga to në kontekstin specifik dhe praktik. Natyrisht këtu duhet përmendur edhe qasjen proaktive që kemi për të bashkëpunuar edhe me kompani tjera në çdo edicion, në mënyrë që ngjarja të jetë sa më gjithëpërfshirëse dhe me ndikim në zhvillim të sektorit të Teknologjisë në Kosovë“. tha Çelik Nimani, Drejtor Menaxhues i Kin + Carta – Europë Juglindore.

LinkPlus, si bashkë-organizator i konferencës, poashtu vendos fokus të lartë në rëndësinë e komunitetit të teknologjisë dhe eventeve si DevCon: “Mënyra më e mirë për të ndarë njohuritë, idetë dhe zhvillimet e fundit në teknologji është pikërisht kur bëhen bashkë entuziastët e teknologjisë në një vend. Synimi i DevCon është që të gjithë pjesëmarrësit të kenë mundësi të shkëmbejnë përvoja dhe të mësojnë gjëra të reja. Tregu dhe konteksti në të cilin gjindemi shpeshherë na udhëheq mënyrën sesi mësojmë dhe si i shfrytëzojmë informatat që marrim. Prandaj, është e rëndësishme që njohuritë dhe përvojat e profesionistëve në fushën e tyre të ndahen me të tjerët, dhe në këtë formë të lënë gjurmë në komunitet dhe të ndikojnë në rezultate afatgjata“ – Iliriana Ibraj, Udhëheqëse e Strategjisë dhe Zhvillimit të Biznesit – LinkPlus IT

Ndërsa ProCredit Bank, si bankë e cila inkurajon inovacionin dhe përkrah iniciativa që u mundësojnë profesionistëve zhvillimin dhe rrjetëzimin e tyre në nivel lokal, regjional, dhe ndërkombëtar, do përkrah këtë edicion të DevCon Prishtina si sponzor ‘Believer’.

Ruaj datën, 2 Mars, e Shtune 09:30, Fakulteti i Inxhinierise Elektronike dhe Kompjuterike në Prishtinë.

DevCon | Prishtina 2024 organizohet nga Kin + Carta dhe LinkPlust IT me sponzorim të ProCredit Bank dhe përkrahjen e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Prishtinë, FLOSSK dhe Women In Tech Kosovo , me partner ekskluziv për media Telegrafi.com.

Kin + Carta është kompani globale e transformimit digjital, e përkushtuar në bashkëpunim të ngushtë me klientë për të ndërtuar dhe ofruar shërbime që mundësojnë funksionimin e një bote më mirë për të gjithë. Me një ekipë prej më shumë se 2000 profesionistëve, Kin + Carta ndërton dhe mundëson lidhje kreative mes njerëzve, të dhënave dhe teknologjive për të krijuar rezultate të ndërlidhura në ciklin e plotë të produkteve dhe platformave në industri të ndryshme.

LinkPlus IT është kompani lidere në fushën e zhvillimit të softuerit, me një historik të punës që fillon që nga viti 2013. Fokusi i kompanisë është në zhvillimin e aplikacioneve komplekse, duke përdorur teknologjinë më moderne me anë të së cilës ndërton lidhje të qëndrueshme midis klientëve dhe shërbimeve të ofruara. Ekspertiza e tyre është në ofrimin e zgjidhjeve të personalizuara të softuerit, ndërtimi i ekipeve, dhe mbështetje teknike. Me mirënjohje nga Deloitte dhe të çertifikuar me ISO standarde 9001 dhe 27001, LinkPlus IT ka si prioritet kualitetin dhe sigurinë në çdo proces dhe shërbim të tyre.