LAJMI I FUNDIT:

​Deti përparon drejt tokës, në disa zona në Durrës uji hyn dy metra në breg

​Deti përparon drejt tokës, në disa zona në Durrës uji hyn dy metra në breg

Erozioni është një nga problematikat më të mëdha me të cilat përballet bregdeti i Durrësit.

Çdo vit deti përparon drejt tokës duke gllabëruar dunat ranore dhe në disa zona, sipas specialistëve, kjo është dhe më e dukshme.


”Në Rrushkull është shumë evident avancimi i detit në tokë në 2 ose më shumë metra në vit dhe ky problem e ka fillesën nga gërryerja pa kriter e lumenjve Ishëm e Erzen”, tha eksperti i mjedisit, Olsi Nika.

Ndotja e ujërave sipërfaqësorë dhe nëntokësorë me të cilat vaditen tokat e kullosin bagëtia e përfundojnë në det, po dhe në tryezat tona përmes konsumimit të produkteve bujqësore e blegtorale konsiderohet një tjetër sfidë.

“Humbje e vlerave të biodiversitetit, si pasojë e presionit të urbanizimit që në Durrës ka 30 vjet që ka nisur. Edhe këtu në plazh ku jemi ka një transformim tërësor…”, tha Nika.

Në këto kushte, ndërhyrjet në mbrojtje të mjedisit janë të domosdoshme për të ndalur degradimin e mëtejshëm të tij dhe pasojat e menjëhershme dhe ato afatgjata që shkakton.

”Natyra do të na e kthejë, por me çfarë kosto? Vende si Shqipëria e kanë të vështirë e gati të pamundur të përballojnë kostot e rikuperimit të shërbimeve të ekosistemit që natyra t’i jep falas e pastaj përpiqemi të gjejmë zgjidhje në kushtet e emergjencës që nuk janë të qëndrueshme në kohë”, sipas ekspertit./tch

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori