LAJMI I FUNDIT:

Detaje interesante të ekipit U19 të Fenerbahces që do të luajë ndeshjen e Superkupës kundër Galatasarayt

Detaje interesante të ekipit U19 të Fenerbahces që do të luajë ndeshjen e Superkupës kundër Galatasarayt

Fenerbahce do të luajë me ekipin e saj U19 në ndeshjen e Superkupës së Turqisë kundër Galatasaray.

Mirëpo, fakti që ekipi U19 ka një ndeshje kundër Giresunspor në të njëjtën ditë, i komplikon gjërat.


Fenerbahçe njoftoi se do të luajë me ekipin e saj U19 në ndeshjen e Superkupës së Tuqisë kundër Galatasarayt në Sanliurfa të dielën më 7 prill, nëse nuk caktohet një ekip i huaj i gjyqtarëve dhe nëse nuk shtyhet data e ndeshjes.

Fenerbahce merr vendim radikal për Superkupën e Turqisë, do të paraqitet kundër rivalit të përbetuar me ekipin U19
Lexo po ashtu Fenerbahce merr vendim radikal për Superkupën e Turqisë, do të paraqitet kundër rivalit të përbetuar me ekipin U19

Fakti që skuadra U19 ka një ndeshje kundër Giresunspor në objektet Dereagzı Lefter Kucukandonyadis në orën 12.00 të së njëjtës ditë, i bën gjërat pak më të komplikuara.

Zëvendëspresidenti i Fenerbahçes, Erol Bilecik, në deklaratën e tij lidhur me këtë temë duke thënë: “Kemi një aplikim edhe për ndeshjen që ekipi ynë U19 do të luajë të dielën. Presim shtyrje”.

Nëse nuk merret vendimi i shtyrjes, Fenerbahce pritet ta zgjidhë këtë problem duke e nisur këtë ndeshje me përforcime nga grupmoshat e tjera.

Ekipi U19 i Fenerbahces është lider në Grupin e Parë të Ligës U19 Elite A. Me 12 fitore në 16 ndeshje, skuadra verdheqezë pësoi 4 humbje dhe grumbulloi 36 pikë.

Ekipi verdhëblu humbi 2-1 nga Sivasspor në ndeshjen e fundit të ligës.

Ndërsa Poyraz Efe Yıldırım nga Trabzonspor është golashënuesi më i mirë (13 gola), Cagri Fedai nga Fenerbahce e ndjek kundërshtarin e tij në vendin e dytë me 12 gola.

Një tjetër emër në skuadrën verdhë-blu që tërheq vëmendjen me statistikat e tij është Emirhan Arkutcu. Anësori i djathtë 18-vjeçar gjeti 9 herë rrjetën dhe është lojtari që i ka dhënë më shumë gola skuadrës së tij me 5 asistime.

Në skuadrën e ndeshjes që Fenerbahçe zhvilloi dje kundër Adana Demirspor, ishin 5 lojtarë të ekipit U19.

Në bankë prisnin Cagri Fedai (qendërsulmues), Efekan Karayazı (mesfushor), Zeki Dursun (mesfushor), Yusuf Akçiçek (portier) dhe Furkan Onur Akyuz (portier).

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori