LAJMI I FUNDIT:

Dështon plani i Kim Jong-un: Zbulohen dhe arrestohen agjentët e diktatorit, po tentonin të vrisnin nipin e tij (Foto)

Dështon plani i Kim Jong-un: Zbulohen dhe arrestohen agjentët e diktatorit, po tentonin të vrisnin nipin e tij (Foto)

Agjentët e Koresë së Veriut, që thuhet se kanë marrë urdhra për të vrarë një nga të afërmit e Kim Jong-un, janë zhdukur në Kinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, diktatori dyshohet se urdhëroi vrasjen e nipit të tij 22-vjeçar, Kim Han Sol, për të konsoliduar kontrollin e tij mbi pushtetin.


Jeta e tij luksoze “kushton” 600 milionë dollarë në vit: Njihuni me veturat me të cilat vozitet Kim Jong-un (Foto/Video)
Lexo po ashtu Jeta e tij luksoze “kushton” 600 milionë dollarë në vit: Njihuni me veturat me të cilat vozitet Kim Jong-un (Foto/Video)

Po sipas mediave të huaja, shtatë agjentë të posaçëm u dërguan në Kinë dhe identifikuan lokacionin e Kim dhe rrugët nëpër të cilat ai udhëtonte.

Diktatori thuhet të ketë eliminuar babain e Han Sol, Kim Jong Nam

Me këtë rast, ata u arrestuan javën e kaluar dhe aktualisht janë nën hetime jashtë kryeqytetit Pekin.

Babai i Kim Han, Kim Jong Nam, u vra në një vrasje në Malajzi, më parë këtë vit.

Ai dhe familja e tij jetonin në mërgim në Macau, Kinë jugore, përpara se Jong Nam të vritej në aeroportin e Kuala Lumpurit.

Pamje dhe detaje nga burgjet e Koresë së Veriut: Vuajtje të paimagjinueshme për kundërshtarët e Kim Jong-unit (Foto,+18)
Lexo po ashtu Pamje dhe detaje nga burgjet e Koresë së Veriut: Vuajtje të paimagjinueshme për kundërshtarët e Kim Jong-unit (Foto,+18)

Dy gra malajziane akuzohen për vrasjen e tij duke e sulmuar me një sprej në fytyrë, ndërsa ai po priste për të udhëtuar me aeroplan drejt Kinës.

Regjimi njoftoi gjithashtu vendimin e Kim për të ekzekutuar xhaxhain e tij Jang Song Thaek

Vdekja e tij besohet të jetë urdhëruar nga regjimi i Koresë së Veriut, gjegjësisht vëllai i tij, Kim Jong-un.

E djali i tij, Kim Han ka folur më parë dhe ka postuar një video në YouTube, pas vrasjes së babait të tij.

Ai kishte thënë: “Emri im është Kim Han Sol nga Koreja e Veriut, pjesë e familjes Kim. Këtu është pasaporta ime”.

“Babai im është vrarë disa ditë më parë. Unë jam aktualisht me nënën dhe motrën time”.

“Isha aq i uritur sa hëngra orizin e vjellë nga dikush tjetër”: I arratisuri nga Koreja e Veriut rrëfen historinë e dhimbshme të fëmijërisë, nën regjimin e Kim Jong-un (Foto/Video)
Lexo po ashtu “Isha aq i uritur sa hëngra orizin e vjellë nga dikush tjetër”: I arratisuri nga Koreja e Veriut rrëfen historinë e dhimbshme të fëmijërisë, nën regjimin e Kim Jong-un (Foto/Video)

Kim Han ka mohuar më parë rregullin e vënë nga udhëheqësi i Koresë së Veriut dhe regjimin e tij brutal.

Në vitin 2012 ai e quajti Kim Jong-un një “diktator” dhe më vonë tha: “Unë nuk mund të ha edhe nëse kam ushqim të mirë, sepse më vjen keq për popullin tim. Unë e di se njerëzit e mi janë të uritur”. /Telegrafi/