LAJMI I FUNDIT:

Dështon marrëveshja me Nagelsmann, PSG kthen vëmendjen te një trajner tjetër

Dështon marrëveshja me Nagelsmann, PSG kthen vëmendjen te një trajner tjetër

Emërimi i mundshëm i Julian Nagelsmann në Paris Saint-Germain ka dështuar, me gjigantët francezë që tani konsiderojnë emërimin e ish ish-mesfushorit Thiago Motta.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Nagelsmann dhe PSG nuk kanë arritur një marrëveshje për detajet kryesore të një marrëveshjeje të mundshme.


Trajneri gjerman ishte gjithashtu në listën e Tottenhamit përpara se të emëronin Ange Postecoglou, por, përsëri, ai nuk arriti një marrëveshje me klubin, duke e lënë atë ndoshta si menaxherin më të profilit të lartë në treg.

PSG shkarkoi Christophe Galtier pas një sezoni të dobët në të cilin fitoi Ligue 1, por u eliminua nga Liga e Kampionëve pikërisht nga Bayern Munichu i Nagelsmann në fazën e 1/8-tës.

Një raport tjetër nga Matteo Moretto ka pohuar se PSG tashmë është në kontakt me Mottan, i cili aktualisht drejton Bolognan në Serie A, dhe ka luajtur për klubin midis viteve 2012 dhe 2018.

Gjigantët francezë po përpiqen të emërojnë një trajner të ri, por ata gjithashtu duhet të merren me sagën që rrethon të ardhmen e yllit Kylian Mbappe mes lidhjeve me Real Madridin, pasi ai ka informuar klubin se nuk ka ndërmend të qëndrojë përtej skadimit të kontratës së tij verën e ardhshme.

PSG e nis sezonin e tyre parasezonal më 25 korrik, me një përplasje kundër Al-Nassr të Cristiano Ronaldos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori