LAJMI I FUNDIT:

Dështoi në tri martesa, aktorja Drew Barrymore thotë se nuk do të martohet kurrë më

Dështoi në tri martesa, aktorja Drew Barrymore thotë se nuk do të martohet kurrë më
Drew Barrymore (Foto: Brendon Thorne/Getty Images/Guliver)

Martesa nuk është në planet e së ardhmes të Drew Barrymore.

Aktorja 45 vjeçare së fundmi ka folur për revistën People në lidhje me shfaqjen e saj të re ditore “The Drew Barrymore Show” dhe zbuloi se një nga temat që planifikon të trajtojë në program është dashuria.


“Unë jam një romantike e pashpresë dhe të gjithë në këtë planet kanë nevojë për dashuri në një farë forme”, ka thënë ajo. “Dhe në vazhdimisht po luftojmë për lidhjet. Dashuria dhe ato marrëdhënie mund të duken ndryshe për njerëzit. Por ajo është aty në thelbin e saj. Kështu që, nuk mund të mos eksploroj dhe shqyrtoj këtë”.

Drew Barrymore (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images for National Board of Review/Guliver)

Ylli i “50 First Dates” ka qenë e martuar tri herë – fillimisht me Jeremy Thomas prej 1994-1995, më pas me Tom Green prej 2001-2002 dhe më në fund me Will Kopelman prej 2012-2016.

Ajo ka dy vajza me Kopelman: Olive, shtatë vjeçe dhe Frankie, gjashtë vjeçe.

Barrymore gjithashtu zbuloi se ka kërkuar mjaft shumë për takime në internet, por nuk ka pasur shumë fat.

“E kam provuar. Shkova në disa takime. Shumë njerëz më kanë fantazuar plotësisht”, tha ajo. “Dhe një herë po prisja të shkoja në një dhe në kohën kur supozohej të takoheshim ai më shkroi, ‘nuk mundem. Më mirë të rri me miqtë e mi’”.

Drew Barrymore (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Derisa po fliste për takime, aktorja shton se nuk planifikon të martohet.

“Asnjëherë, asnjëherë, kurrë, kurrë. Unë nuk do të martohem kurrë”, insistoi më tej Drew. “Dhe unë gjithashtu besoj se njerëzit nuk duhet të thonë fjalën ‘kurrë’, por për këtë vlen ‘kurrë’”.
“The Drew Barrymore Show” do të shfaqet para publikut që nga e hëna. /Telegrafi/

Drew Barrymore (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Mona Lisa", kënga më e re e Era Istrefit lansohet më 21 prill

Magazina
Kalo në kategori