LAJMI I FUNDIT:

Dëshira e plotësuar e Ukës së vogël para se t’i nënshtrohet operimit nga leukemia: Një takim me Gold AG-në (Foto)

Dëshira e plotësuar e Ukës së vogël para se t’i nënshtrohet operimit nga leukemia: Një takim me Gold AG-në (Foto)

Reperi Gold AG është shumë i dashur dhe i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e tij.

Ai shquhet për temat e ndjeshme dhe patriotike që shpesh trajton në këngët e tij, të cilat godasin gjithmonë në veshin e publikut.


Gold Ag është bërë gjithashtu i njohur edhe për iniciativat e tij bamirëse që shpesh ndërmerr në të mirë të njerëzve, duke i ndihmuar nevojtarët sado pak që ai mundet.

"Dëgjo muzikën, reflekto, dhe thuaj STOP abortit! Mos moho jetën që po tenton të zbresi nga lartë"
Lexo po ashtu "Dëgjo muzikën, reflekto, dhe thuaj STOP abortit! Mos moho jetën që po tenton të zbresi nga lartë"

Një gjë të tillë, reperi nga Presheva e ka bërë edhe së fundmi, teksa ka plotësuar dëshirën e vetme të një djali të vogël nga Shkupi, i cili vuan nga leukemia, dhe për pak ditë do t’i nënshtrohet një operimi.

Reperi ka marrë rrugën drejt Shkupit vetëm për të takuar enkas Ukën e vogël.

Gold Ag takoi Ukën e vogël, i cili brenda pak ditësh do t’i nënshtrohet operimit për shërim nga leukemia

Telegrafi ka përcjell nga afër takimin e reperit me fansin, i cili ngeli i habitur dhe iu rikthye buzëqeshja në momentin që takoi idolin e tij.

“Në Shkup vizitova Ukën e vogël, i cili fatkeqësisht vuan nga leukemia, dhe kishte shprehur dëshirën e tij për të më parë, dhe sigurisht që realizova një vizitë me shumë kënaqësi”, tha Gold AG për Telegrafin.

Uka dukej shumë i lumtur teksa takoi reperin e tij të preferuar

Në klinikën ku vogëlushi aktualisht gjendet i shtrirë, për të bërë fotografi me reperin iu bashkuan edhe disa fëmijë të tjerë që gjendeshin andej pari.

Të gjithë shprehnin dëshirën për t’u fotografuar me reperin Gold AG

Një takim plot shpresë dhe i përfunduar me buzëqeshje ishte ky i sotmi në Spitalin e Shkupit.

Me një përshëndetje gëzimi dhe shprese për një takim tjetër, Gold AG u largua nga spitali duke e përshëndetur Ukën me fjalët: “Mirupafshim, do të shihemi sërish, sapo sëmundja të ketë kaluar  të jesh shëruar”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori