LAJMI I FUNDIT:

“Dëgjo muzikën, reflekto, dhe thuaj STOP abortit! Mos moho jetën që po tenton të zbresi nga lartë”

“Dëgjo muzikën, reflekto, dhe thuaj STOP abortit! Mos moho jetën që po tenton të zbresi nga lartë”

Jeta e njeriu privohet nga sfida të ndryshme dhe zgjedhje të caktuara që i vihen përballë.

Një gjë është e sigurt: që të gjithë ata që erdhën në këtë jetë, nuk erdhën vetëm, por falë dikujt që e çoi deri në fund misionin e saj, por çka për ata që nuk e prekën dot këtë jetë…?


Aborti shpesh prekë gratë shtatzëna për shkak të problemeve të ndryshme shëndetësore, dhe në 15 për qind të rasteve ndodh para javës së dymbëdhjetë.

Megjithatë, një fenomen i ndodhur shumë viteve të fundit është edhe aborti jashtëligjor, i cili ndodh në mënyrë ilegale nga femrat që kalojnë kufirin ligjor të abortimit, dhe nuk duan të kenë fëmijë. Edhe në Kosovë, rastet e tilla janë shumë, por mbesin të izoluara.

Në një prononcim për Telegrafin, Jakup Ismajli, krye-shef i zyrës për Pranim dhe Planifikim Familjar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dha lajmin e mirë se numri i aborteve ka rënë këtë vit, dhe se ndryshe nga vitet e kaluara, ka një emancipim dhe planifikim më të mirë familjar.

“Nuk ka rritje të numrit të aborteve në këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar dhe vitet tjera. Përkundër kësaj, numri i aborteve është në rënie e sipër. Kësaj i kontribuon edhe arsimimi edhe edukimi shëndetësor. Por edhe aplikimi dhe planifikimi familjar ka ndikuar në rënien e numrit të aborteve. Abortet në Kosovë janë të rregulluara me ligj deri në javën e dhjetë të shtatzënisë. Këto kryhen në Klinikën Obsterike Gjinekologjike për ndonjë arsye qoftë ekonomike-sociale, por edhe ndonjëherë me dëshirën e dy prindërve. Por përndryshe mesazhi im do ishte që të mos ketë aborte, sepse të abortosh do të thotë të vrasësh një krijesë që sapo ka filluar të zhvillohet”, tha Ismajli për Telegrafin.

Numri i aborteve në rënie këtë vit (Sipas të dhënave që vijnë nga Klinika Obstetrike Gjinekologjike e Qendrës Klinike Universitare)

Abortet shpesh mund të kryhen pa dëshirë, ose edhe mund të jetë një mëdyshje e nënës nëse do të lindë fëmijën e saj apo jo?

Shpesh pyesin veten, kërkojnë inspirim nga dikush: një film, një e thënë në rrugë apo edhe ndonjë këngë mund të bëjë që të ndryshosh mendim.

Telegrafi vendosi që të përgatisë një material të veçantë duke sjell këngët shqiptare që e kanë “luftuar” këtë fenomen.

Për të gjithë ato që janë ende në dyshime, nëse duan ta mohojnë një jetë që po zbret nga lartë, këto këngë dhe mesazhe sensibilizuese nga artistët që i kënduan, do t’ju bëjnë të mendoni ndryshe.

Teuta Kurti – Mëkat

Këngëtarja Teuta Kurti i kishte kënduar “Mëkatit” në vitin 2015 në festivalin Top Fest. Ajo kishte trajtuar temën e një nëne luftëtare, e cila tenton ta mbajë fëmijën e saj, ndërkohë që partneri i saj kërkon të kundërtën.

Teuta për Telegrafin tregoi se sa e kishte ndjerë interpretimin e kësaj kënge, dhe cili është mesazhi i saj lidhur me këtë fenomen.

“Është një ndër këngët me temën më të ndjeshme njëherësh edhe të dhimbshme që kam kënduar ndonjëherë. Tani që jam nënë e tre fëmijëve e ndjej dhe e përjetoj edhe më shumë. Mendoj që fëmija është krijesa me e dëlirë, e brishtë, engjëllore që bashkon dy njerëz, andaj jam kundër Abortit dhe do jem gjithnjë kundër vrasjes së femijut, është e njëjta gjë. Sidomos sot që janë shumë mënyra për t’u ruajtur, vërtet gjëja më e shëmtuar çka mundet me ndodhë është Aborti”, u shpreh Teuta Kurti për Telegrafin.

Gili – Nuk Abortoj

Edhe këngëtarja Gili shumë vite më parë kishte sjell një këngë të veçantë me titull “Nuk Abortoj”. Kjo këngë e punuar bukur nga Ilir Berani kishte thyer mentalitetin duke ngritur revoltën e një gruaje që i thotë Stop abortit.

“Pavarësia materiale do të duhej të ishte synimi i parë i një nëne. Fëmijët lindin nga dashuria dhe numri i tyre kurrë nuk është i mjaftueshëm. Çdo shtatzëni është bekim prandaj mendimi dhe fjala e parë duhet të jetë falënderimi. I lutem vajzave dhe grave që ta gjejnë forcën te Zoti dhe fëmija e mos t’i frikësohen jetës. Le të lindin fëmijët e tyre Nuk ka fjalë apo situatë që nuk e tejkalon një nënë që e mban fëmijën e vet në krah. Sepse aty ku ka diell, errësira është veç fjalë”, është mesazhi i Gilit dhënë për Telegrafin.

Gold AG – Djali yt

Reperi shumë i dashur për publikun, Gold AG, i kishte dedikuar gjithashtu një këngë atyre që nuk e prekin këtë botë. Tematika e këngës shtjellonte fjalët e një engjëlli drejtuar nënës së tij me shumë pikëpyetje lidhur me faktin se si nuk u pendua për një vepër të tillë.

Me shumë emocion dhe thirrje që të anashkalohet ky proces, Gold AG për Telegrafin dha një mesazh sensibilizues që shpreson të reflektojë te ata që mohojnë jetën.

“Aborti është gjë e shëmtuar dhe e urryer nga Zoti fuqiplotë. Shumë njerëz në botë luten për të pasur një fëmijë dhe mundohen në mënyra të ndryshme që ta arrijnë suksesin e duhur, derisa dikush tjetër e aborton një krijesë të Zotit ose vendos nëpër kontejnerë apo spitale. Nëse nuk jeni në gjendje të bëheni prindër, atëherë mos merrni në qafë krijesa të pafajshme se një ditë do të dilni para Zotit tuaj dhe me çfarë fytyre do i dilni përpara atij që ju krijoi juve, e ju nuk ishit në gjendje të rrisnit një dhuratë që nuk ndërrohet me agjë”, tha Gold AG.

Shyhrete Behluli – Letër nga Parajsa

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Shyhrete Behluli ka sjell një këngë të veçantë për publikun vite më parë. Ajo titullohet “Letër nga parajsa” dhe në fakt fjalët që këndoheshin në të, dukej sikur vërtet të vinin nga lartë.

“Edhe pse kam dashur lule për t’dhuruar Nuk më dhimbset jeta që s’e kam jetuar. Se bota të cilën ju e doni shumë s’është më e mirë se bota ku po jetoj unë. Pendoohu!” (sic.), thuhet në vargjet e kësaj kënge të mrekullueshme.

Për Telegrafin, këngëtarja tha se kënga veçse e ka transmetuar mesazhin e saj.

“Kënga ime e ka thënë mesazhin e saj, kështu që atë çfarë e them brenda saj do doja që ta transmetoja sërish. Nuk e di në ka pasur raste që kanë reflektuar, por gjithsesi është një këngë e ndjeshme dhe mendoj që transmeton mesazhin e duhur”, ka thënë Shyhrete Behluli për Telegrafin.

Muzika shpesh është inspirim apo faktor që mund të ndikojë në një vendim që merret. Ndaj dhe të gjithë artistët e lartpërmendur kishin shpresën e përbashkët: që nga këngët dhe mesazhet e tyre të reflektohet,  t’i thuhet “STOP” abortit, dhe t’i urohet mirëseardhje jetëve që duan të zbresin tek ne. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Kosova me Mirënjohje të Veçantë në Bienalen e Venecias – ministrja serbe e lëshon sallën

Kosova me Mirënjohje të Veçantë në Bienalen e Venecias – ministrja serbe e lëshon sallën

Magazina
Sa është e pasur Adriana Matoshi? Aktorja dhe deputetja e njohur deklaron pasurinë e saj

Sa është e pasur Adriana Matoshi? Aktorja dhe deputetja e njohur deklaron pasurinë e saj

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Magazina
Kalo në kategori