Dua Lipa është rikthyer në ritmin e saj të ngjeshur të punës, duke u shfaqur në rrugët e New York-ut me një tjetër paraqitje elegante, vetëm pak javë pas dasmës luksoze në Siçili dhe muajit të mjaltit në Itali.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, 30 vjeçe, u fotografua duke dalë nga makina në qytet e veshur me një fustan të zi me pika dhe dekolte të hapur, të cilin e kishte kombinuar me çizme të zeza me taka dhe një kapelë të ekipit të basketbollit New York Knicks.


Në qendër të vëmendjes ishte edhe aksesori luksoz që mbante me vete. Dua kishte zgjedhur një çantë Hermes Birkin 30, me vlerë rreth 25 mijë euro, të cilën e kishte personalizuar me varëse çelësash dhe detaje të zgjedhura sipas stilit të saj, shkruan DailyMail.

Dalja në New York vjen pas një periudhe të veçantë për këngëtaren, e cila së fundmi u martua me aktorin Callum Turner.

Çifti organizoi fillimisht ceremoninë ligjore në Bashkinë e Old Marylebone në Londër, ndërsa më pas festuan me një ceremoni madhështore treditore në Palermo të Siçilisë, ku performoi edhe Elton John.

Pas dasmës, Dua dhe Callum shijuan muajin e mjaltit në Itali, për të cilin këngëtarja tha se ishte “parajsë në tokë”.

Ajo ndau me ndjekësit e saj në Instagram momente nga pushimet luksoze, përfshirë qëndrimin në vilën historike La Posta Vecchia pranë Romës dhe udhëtimet me jaht.

Këngëtarja më pas u rikthye në Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë edhe në finalen e Kupës së Botës së bashku me bashkëshortin e saj.

Në New York, ajo vazhdoi angazhimet profesionale dhe punën në studio, duke u shfaqur edhe një herë me stilin e saj karakteristik.

Dua Lipa vazhdon të jetë një nga artistet më të suksesshme dhe më të ndjekura në botë, ndërsa çdo paraqitje e saj publike kthehet menjëherë në vëmendjen e mediave ndërkombëtare. /Telegrafi/