LAJMI I FUNDIT:

Deshifrimi rreth situatës së Cristiano Ronaldos

Deshifrimi rreth situatës së Cristiano Ronaldos
Ronaldo (Foto: Marca)

Që nga fundi i sezonit të kaluar, emri i Cristiano Ronaldos ka qenë në gojën e të gjithëve. Manchester United përfundoi i gjashti në Ligën Premier, 13 pikë larg vendeve që dërgonin në Ligën e Kampionëve.

Pasi mungesa e Djajve të Kuq në Ligën e Kampionëve u bë e sigurt matematikisht, zërat për largimin e sulmuesit portugez nga klubi kanë qenë në rritje, edhe pse ai ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.


Cristiano Ronaldo iu bashkua Unitedit verën e kaluar nga Juventusi pas një sezoni jokonsistent me skuadrën italiane. Ronaldo kishte shpresuar të gjente një ekip konkurrues në Mançester, por nuk ka qenë kështu.

Skuadrat e përfolura dhe sezoni i fundit i tij 

Mbrojtja e dobët e Man United nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjær dhe Ralf Rangnick bëri që klubi të mos fitonte asnjë trofe sezonin e kaluar.

Fushata e tyre në Ligën e Kampionëve u ndal kundër Atletico Madrid në raundin e parë të eliminimit direkt, ndërsa FA Cup dhe Carabao Cup sollën sezonin dështues.

E gjithë kjo ndodhi pavarësisht se numrat e sulmuesit ishin mjaft mbresëlënës pasi veterani shënoi 24 gola në 37 ndeshje në të gjitha garat.

Cristiano Ronaldo nuk do të kishte qenë shumë i kënaqur me idenë për të marrë pjesë në Ligën e Evropës, kështu që agjenti i tij, Jorge Mendes, ka kaluar pjesën më të madhe të verës duke kërkuar një vend për të në një skuadër me shanse për lavdi në garën më të mirë kontinentale.

Chelsea dhe Bayern Munich u konsideruan për të… por ata përfunduan duke hedhur poshtë opsionin e nënshkrimit të tij, ndërsa Sporting CP dhe Atletico Madrid janë ekipe të tjera me të cilat ai ka qenë i lidhur.

Sidoqoftë, Los Colchoneros nuk janë të interesuar për një marrëveshje të tillë. Madje, as Real Madridi nuk dëshiron ta rikthejë në kryeqytetin spanjoll ikonën e tyre të dikurshme.

Cristiano nuk shkoi në turne me United

Thashethemet për pakënaqësinë e tij me United arritën kulmin kur në fillim të kampit stërvitor parasezonal, portugezi mungonte për shkak të “problemeve familjare” dhe kishte lejen e klubit për të qëndruar në vendlindje.

Klubi njoftoi se Ronaldo nuk do të ishte në turneun aziatik dhe trajneri i tij i ri, Erik ten Hag, ka thënë dy herë në konferenca për shtyp se nuk e di se kur sulmuesi portugez do t’i bashkohet stërvitjes së ekipit.

Mirëpo, trajneri holandez ka thënë disa herë se po mbështet tek ai dhe se lojtari nuk është në shitje.

Një muaj e disa ditë kanë mbetur deri në mbylljen e afatit kalimtar në ligat kryesore evropiane dhe askush nuk është i sigurt se ku do të luajë ylli portugez sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori