LAJMI I FUNDIT:

Derisa thumboi Man Utdn, Antony shpërtheu në lot gjatë një interviste televizive emocionuese

Derisa thumboi Man Utdn, Antony shpërtheu në lot gjatë një interviste televizive emocionuese

Anësori i Manchester United, Antony, shpërtheu në lot gjatë një interviste pas ndeshjes të enjten (8 maj).

Anësori 25-vjeçar nënshkroi për Manchester United nga Ajax në verën e vitit 2022 për një tarifë të majme transferimi prej 100 milionë eurosh, por ai dështoi të kishte një ndikim pozitiv në Old Trafford dhe si rezultat u huazua te Real Betis në janar.


Megjithatë, që kur iu bashkua klubit andaluzian, ai është përmirësuar gjithnjë e më shumë, duke krijuar një sërë performancash mbresëlënëse, duke regjistruar tetë gola dhe pesë asiste në 21 paraqitje për Betisin.

Mbrëmë, ai ndihmoi ekipin e tij të siguronte një vend në një finale evropiane për herë të parë me një goditje dënimi mahnitëse në pjesën e parë kundër Fiorentinës, përpara se ndeshja të vendosej në kohën shtesë falë golit të Abde Ezzalzoulit, i cili i lejoi ekipit spanjoll të fitonte 4-3 në total dhe të siguronte një finale të Ligës së Konferencës kundër Chelseat në Wroclaw të Polonisë më 28 maj.

Kur fliste për “kohërat shumë të vështira” që u përball me United, pas përfundimit të ndeshjes, ai shfaqi një figurë emocionale.

Man United e informon Real Betisin për çmimin e Antonys
Lexo po ashtu Man United e informon Real Betisin për çmimin e Antonys

“Familja ime e di se çfarë kemi kaluar për të qenë këtu – kam qarë shumë me nënën time, me gruan time dhe me vëllezërit e motrat e mia”, deklaroi Antony, i cili nuk mundi t’i mbante lotët.

“Sepse kaluam kohë shumë të vështira. Tani po jetoj një ëndërr. Kam kaluar kohë të vështira te United, por edhe momente shumë të mira; prandaj jam mirënjohës dhe besoj se kjo më përgatiti të jem këtu duke shijuar sot. Jam shumë i lumtur këtu”.

Ai shtoi: “Jam shumë i lumtur. E gjeta veten. Kisha nevojë të gjeja veten dhe të isha i lumtur. Edhe familja ime kishte nevojë të ishte e lumtur. Çdo ditë që kalon konfirmon se ishte vendimi më i mirë dhe siç thatë edhe ju, po e shijoj qytetin dhe klubin çdo ditë”. /Telegrafi/