LAJMI I FUNDIT:

Derisa po përballet me faturat ligjore në rritje, Trump po shet Biblat “Zoti bekoftë SHBA-në” për 60 dollarë

Derisa po përballet me faturat ligjore në rritje, Trump po shet Biblat “Zoti bekoftë SHBA-në” për 60 dollarë

Ish-presidenti amerikan Donald Trump po shet Bibla derisa po bëhet gati për garën për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë, shkruan AP.

Trump i nominuari i Republikanëve, ka publikuar një video në rrjetin e tij social Truth, ku u bën thirrje mbështetësve të blejnë Biblen “Zoti bekoftë Biblën e SHBA-ve”, që është marrë si model dhe inspirim nga balada patriotike e Lee Greenwood, transmeton Telegrafi.


“Gëzuar java e shenjtë! Ta bëjmë Amerikën e madhe të lutet sërish. Derisa po shkojmë drejt të premtes së Zotit dhe Pashkëve, ju inkurajoj ta kini një kopje të ‘Zoti bekoftë Biblën e SHBA-ve’”, ka shkruar Trump duke theksuar se libri po shitet për 59.99 dollarë.

Përpjekja vjen pasi Trump është përballur me një krizë serioze parash mes faturave ligjore në rritje, ndërsa ai lufton katër padi penale së bashku me një sërë akuzash civile.

Trumpit iu dha një afat të hënën kur një gjykatë apeli në Nju Jork ra dakord të ndalonte mbledhjen e më shumë se 454 milionë dollarëve që i detyrohej pas një vendimi për mashtrim civil, nëse ai dorëzon 175 milionë dollarë brenda 10 ditëve.

Trump tashmë ka dhënë një garanci prej 92 milionë dollarësh në lidhje me rastet e shpifjes të ngritura nga shkrimtarja E. Jean Carroll, e cila e akuzoi Trumpin për sulm seksual. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Botë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori