LAJMI I FUNDIT:

“Deri më tani nuk kemi pranuar asnjë ofertë” – drejtori i Leverkusenit mohon se Chelsea ka bërë ofertë për Havertzin

“Deri më tani nuk kemi pranuar asnjë ofertë” – drejtori i Leverkusenit mohon se Chelsea ka bërë ofertë për Havertzin

Drejtori i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes ka thënë se ata deri më tani nuk kanë pranuar asnjë ofertë për Kai Havertzin, derisa lojtari lidhet me një kalim te Chelsea.

The Blues ka kohë që janë të interesuar në transferimin e mesfushorit gjerman, mirëpo deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

Rolfes ka deklaruar se ata janë në dijeni se shumë klube e duan Havertzin, por që nuk ka ndonjë ofertë në tavolinën e tyre.

“Deri më tani, ne nuk kemi pranuar asnjë ofertë”, ka thënë ai në një konferencë për media. “Ne jemi në dijeni për ofertat e klubeve të tjera, mirëpo nuk kemi pranuar ofertë”.

“Ne e kemi thënë më parë se do të mbyllim edicionin me skuadrën e plotë, përfshirë këtu Kain. Kjo është e rëndësishme për ne”.

“Ai është i fokusuar. Kai është shumë i relaksuar ndaj spekulimeve, është i fokusuar dhe në diskonim”, ka shtuar më tej Rolfes.

Besohet se Chelsea do të transferojë Havertzin në shumën e 80 milionë euro plus dhjetë milionë bonuse. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori