eksperti-banner

Numri i ukrainasve që kanë amputuar pjesë të trupit tashmë ka arritur nivelin e ngjashëm me Luftën e Parë Botërore.

Midis 20 mijë dhe 50 mijë ukrainasve u janë amputuar një ose më shumë gjymtyrë që nga pushtimi i Rusisë, sipas The Wall Street Journal.


Për kontekstin, gjatë katër viteve të Luftës së Parë Botërore, 41 mijë ushtarë britanikë dhe 67 mijë gjermanë kishin nevojë për amputim.

Screenshot 2 4

Gazeta gjithashtu tregon se sa të shtrenjta janë protezat - disa kushtojnë mbi 50 mijë euro, citon skynews.

Autoritetet ukrainase thuhet se u paguajnë të plagosurve 22 mijë euro për të mbuluar koston - por shumë e kanë ende të vështirë të përballojnë trajtimin.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/