LAJMI I FUNDIT:

Deri në fund të vitit të kaluar Zoom i kishte dhjetë milionë përdorues, numri i përdoruesve tani i është rritur në mbi 300 milionë

Deri në fund të vitit të kaluar Zoom i kishte dhjetë milionë përdorues, numri i përdoruesve tani i është rritur në mbi 300 milionë

Kohëve të fundit, ka pasur shumë lajme, se si platforma shumë e përshtatshme për telekonferenca Zoom, është përhapur shumë gjatë kohës së mbylljes si pasojë e situatës së krijuar me coronavirus.

Në mesin e shumë lajmeve, ka qenë edhe niveli i sigurisë së Zoom, hapësirat e ndryshme që ua mundëson ndërhyrjen hakerëve si dhe ndërprerjet e shumta gjatë konferencave, transmeton Telegrafi.

Të gjitha këto, duket e se e kanë si bazë kryesore, faktin që kjo platformë është rritur në masë të madhe brenda një kohe të shkurtër dhe zyrtarët e Zoom, njoftojnë se ka më shumë se 300 milionë përdorues.

Drejtori i përgjithshëm i Zoom, Eric S. Yuan ka bërë të ditur se kompania i ka më shumë se 200 llogari aktive në baza ditore. Gjatë tri javëve në vazhdim, për më se 300 milion përdorues janë shtuar në këtë platformë.

Për ta bërë këtë numër edhe më të habitshëm, është se deri në dhjetor të vitit të kaluar, Zoom nuk numëronte më shumë se dhjetë milionë llogari të hapura.

“Më se 300 milionë përdorues në mbarë botën, janë duke e përdorur platformën Zoom, në këtë kohë shumë sfiduese”, shkroi Yuan në një komunikatë, derisa i falënderonte përdoruesit, që janë regjistruar falas, por edhe të tjerët që paguajnë për shërbimet e ofruara. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

Teknologji
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Logo për HTML5

Logo për HTML5

Teknologji
Produkte të rreme të Applet të krijuara me Inteligjencën Artificiale

Produkte të rreme të Applet të krijuara me Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori