Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka bërë me dije se kjo lëvizje nuk voton asgjë që dëmton interesin e vendit, kurse është e gatshme që për çështje nacionale të bashkëpunojë me Qeverinë, nëse kjo e fundit është e vendosur ta mbrojë interesin kombëtar.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Dërguti ka thënë se interesi i Kosovës rrezikohet që prej çastit kur Qeveria varet nga Lista Serbe.
Ajo ka uruar që Qeveria Haradinaj të mos ketë jetëgjatësi. Në këtë intervistë, nënkryetarja e Kuvendit e ka vlerësuar veprim të duhur vendimin e Qeverisë për shkarkimin e Murat Mehës nga komisioni për shënimin e vijës kufitare me Malin Zi dhe për emërimin e Shpejtim Bulliqit.
“Ne vazhdimisht jemi angazhuar për mbrojtjen e interesit të Kosovës dhe këtë do ta bëjmë çdo herë. Lëvizja Vetëvendosje! nuk voton asgjë që dëmton interesin e vendit, kurse është e gatshme që për çështje nacionale të bashkëpunojë me qeverinë, nëse kjo e fundit është e vendosur për mbrojtjen e interesit nacional”, ka thënë Dërguti.
Në këtë intervistë, Dërguti ka folur edhe për bashkëpunimin që kjo lëvizje mund të ketë me LDK-në në këtë mandat. Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje! gjithmonë do të jetë e hapur për bashkëpunim dhe bashkërendim me partitë opozitare. “Edhe këtë herë shpresoj të kemi opozitarizëm të mirëfilltë e përmbajtjesor dhe në mbrojtje të interesave të vendit e të qytetarëve.
Edhe në dy mandatet e kaluara, edhe kur kemi qenë opozitë më e vogël, ne kemi treguar gatishmëri për bashkëpunim e koordinim. Falë një koordinimi dhe bashkëpunimi të mirëfilltë u mundësua që në mandatin e kaluar t’i ndalim marrëveshjet e dëmshme, ani pse kishim përgjysmë më pak deputetë. Tani jemi partia më e madhe në Kuvend me 32 deputetë dhe sigurisht se opozita do të jetë shumë më e fuqishme, ndaj presim që edhe LDK-ja të tregojë konstuktivitet në bashkëpunim”, ka thënë Dërguti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdjehen lëkundje toke në Kosovë
Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi
Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi
U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron