Sot hapet xhiroja e 15 e elitës së futbollit kosovar, e cila do të sjellë disa ballafaqime mjaft interesante.

Ndeshja e vetme që zhvillohet sot është ajo mes dy rivalëve të vjetër, Besës dhe Prishtinës.

Dy skuadrat kanë pozita dhe synime diametralisht të kundërta këtë edicion, me pejanët që gjenden në fund të tabelës dhe synojnë mrekullinë për të mbijetuar, ndërsa prishtinasit ndodhen në pozitën e katërt dhe me fitore eventuale iu bëjnë presion tri skuadrave të para në renditje.

Ndeshjen e parë kampionale mes dy skuadrave e kishte fituar Prishtina, 4:0.

Gjyqtar kryesor do të jetë Shpëtim Murtezi.

Ndeshja fillon prej orës 13:00 në fshatin Brestovik dhe transmetohet në Art Sport.

SUPERLIGA – SOT

13:00 Besa – Prishtina
Gjyqtarë: Shpëtim Murtezi, Safet Berisha, Hekuran Osmani, Arben Halilaj. /Telegrafi/