LAJMI I FUNDIT:

Derbi mes Prishtina e Re dhe Istogut

Derbi mes Prishtina e Re dhe Istogut

Të enjten dhe të premten zhvillohet xhiroja e 12-të në Ligën e Parë në konkurrencën e meshkujve.

Sfida më interesante e kësaj xhiro është mes Prishtina e Re dhe Istogut. Të dy skuadrat kanë nga shtatë fitore dhe katër humbje dhe pritet një sfidë shumë interesante, pasi kanë synime që të përfundojnë në pozitë e dytë për të luajtur në “Play-out”, me vendin e shtatë të Art Motion Superligës, për një vend në elitën e basketbollit.


Vëllaznimi, që ka shënuar 11 fitore në 11 ndeshje, duke qenë lider i Ligës së Parë do të përballet me Happy Dukagjinin, apo ish-Dardanët, që kanë katër fitore e shtatë humbje.

Ndërkohë, Feronikeli, që nuk di për fitore në këtë rang garash, me 11 humbje në 11 ndeshje të zhvilluara, do të ndeshet me AS Prishtinën, ku prishtinasit kanë pesë fitore e gjashtë humbje.

Marigona Hill Prishtina do të përballet me New Basket. Prishtinasit kanë tri fitore e tetë humbje, ndërsa prizrenasit katër fitore e shtatë humbje.

Takimi i fundit për këtë xhiro është mes Boreas dhe Vushtrrisë. Pejanët kanë gjashtë fitore e pesë humbje, ndërsa që vushtrriasit kanë shtatë fitore e katër humbje, ku pritet një përballje shumë interesante dhe rivalizuese.

Liga e Parë – Java 12

E enjte
17:30 Prishtina e RE – Istogu
E premte
18:00 Feronikeli – AS Prishtina
18:00 Happy Dukagjini – Vëllaznimi
18:00 Marigona Hill Prishtina – NEW Basket
19:00 Borea – Vushtrria

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori