LAJMI I FUNDIT:

Derbi i madh i Anglisë, Shaqiri sërish përball Unitedit dhe dilema e pasqaruar në Spanjë – fundjavë dramatike në futbollin evropian

Derbi i madh i Anglisë, Shaqiri sërish përball Unitedit dhe dilema e pasqaruar në Spanjë – fundjavë dramatike në futbollin evropian

Fundjava në futbollin evropian do të jetë jashtëzakonisht dramatike e ku mund të vendosen në lojë tituj të rëndësishëm.

Kjo pasi që në Angli përballja kryesore do të jetë ajo mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit që zhvillohet në Old Trafford.


Në anën tjetër ka duele në Spanjë që mund të hapin luftën për titull.


Manchester United – Liverpool

Koha: 24 shkurt, e dielë – 15:05h
Gara: Premier Liga
Transmetimi: Supersport Kosova 1, SS2

Manchester United nuk ka ende asnjë humbje në Ligën Premier nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer dhe më shumë se kurrë do të tentohet të vazhdohet kjo ecuri ndaj rivalit të përbetuar, Liverpool.

Dihet se Djajtë e Kuq janë të përkushtuar që të shkaktojnë dëme ndaj Liverpoolit në luftën për titull, por Liverpooli duhet ta tregojë veten dhe të shënojë fitore nëse dëshiron titullin.

Për këtë, nevojitet edhe rikthimi i Xherdan Shaqirit i cili nuk ka qenë më i pranishëm në fushë rregullisht pas dygolëshit të tij pikërisht ndaj Unitedit në Old Trafford, dygolësh që shkarkoi Mourinhon.

E gjithë vëmendja do të jetë në këtë takim që zhvillohet në Old Trafford dhe sfida transmetohet në Supersport Kosova 1 dhe Supersport 2 të platformës më atraktive në vend, IPKO.


Sevilla – Barcelona

Koha: E shtunë, 23 shkurt – 16:15
Gara: La Liga
Transmetimi: Supersport Kosova 1, Suersport 2

Gjithmonë në Ramon Sanchez Pizjuan kur përballen këto dy ekipe nuk ka favorit, por ka spektakël.

Nuk do të jetë më ndryshe as kësaj radhe kur dihet se në lojë është titulli dhe pjesëmarrja evropiane e Sevillas.

Një fitore e Barcelonës do të përbënte hap të madh drejt titullit, ndërkaq çdo rezultat tjetër nuk i përshtatet vetëm planeve e synimeve të Sevillas, por edhe të rivalëve si Real Madrid e Atletico Madridit që nuk janë larg në tabelë.

Dyja skuadrat vijnë nga sfidat në Ligën e Evropë dhe forma e Sevillas pritet ta shqetësojë Barcelonën në super duelin ku mund ta shohim Messin të tregojë madhështinë e tij edhe një herë.

Lionel Messi (Photo by David Ramos/Getty Images/Guliver)

Ndeshjet tjera në që vlen të përmenden

E dielë:
Bologna – Juventus (15:00, SS1)
Fiorentina – Inter (20:30, SS2)
Levante – Real Madrid (20:45, SS3)

Të gjitha këto ndeshje mund t’i përcjellni në kualitetin më të lartë dhe komentim cilësor në kanalet e Supersport të platformës më atraktive në vend, IPKO.

Për të marrë më shumë informata dhe për t’u abonuar që t’i shikoni këto ndeshje vizitoni një nga dyqanet më të afërta të IPKO-s apo informohuni më shumë në faqen zyrtare IPKO.net. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori