LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LVV-së për Ramën: Edhe vizat na i kish vendosë po të mos frikësohej që i rrezikohet pushteti

Deputeti i LVV-së për Ramën: Edhe vizat na i kish vendosë po të mos frikësohej që i rrezikohet pushteti
Foto: Arkiv

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka reaguar pasi është anuluar mbledhja e nëntë e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Gola ka thënë se ky vendim i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, nuk është për t’u çuditur.


Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, deklarata e Ramës dhe reagimi i Qeverisë së Kosovës
Lexo po ashtu Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, deklarata e Ramës dhe reagimi i Qeverisë së Kosovës

Sipas tij, i njëjti do të kishte vendosur edhe regjim të vizave për Kosovën, “po të mos kishte pasur frikë që mund t’i rrezikohet pushteti”.

“S’ka çka m’u çuditë. Edhe vizat t’i kish vendose po t’mos kishte pasur frikë që mund t’i rrezikohet pushteti nga aktivizimi i atij pak delli të mbetur kombëtar, te pluhurosur trash nga te dyja anët e kufirit”, ka shkruar deputeti i LVV-së në Facebook.

Pak para mbrëmjes të martën, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë të jashtëzakonshme njoftoi për anulimin e mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Ai tha se ka informuar kryeministrin kosovar, Albin Kurtin se në këto kushte, takimi nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar.

“Në kushtet e përkeqësimit të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. I kam kërkuar Albinit që të takohemi në Gjakovë në një format më të ngushtë, përkatësisht me ministrat e mbrojtjes dhe të jashtëm”, deklaroi Rama.

Sipas tij, për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe përkeqësimit të raporteve të Prishtinës me aleatët perëndimor, takimi në Gjakovë nuk është i mundur të mbahet siç është paraparë sepse “nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot”.

Në mbledhjen e nëntë mes dy qeverive pritej të nënshkruheshin 13 marrëveshje në fusha të ndryshme: drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, kulturës, ndërmarrësisë dhe mbrojtjes. Në mesin e tyre ishte edhe një deklaratë për forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e sigurisë.

E pas konferencës për media të Edi Ramës, erdhi edhe reagimi i Qeverisë së Kosovës, duke thënë se është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori