LAJMI I FUNDIT:

Depozitë online – produkt i ri inovativ nga Halk Bank

Depozitë online – produkt i ri inovativ nga Halk Bank

Produkt bankar me të cilin me vetëm një klikim, qytetarët mund të bëhen kursimtar në Halkbank. Me këtë risi, Banka zbaton digjitalizim të konsiderueshëm të shërbimeve bankare.

Halkbank si lider në zbatimin e teknologjive të reja bashkëkohore dhe krijimin e produkteve dhe shërbimeve, ka përgatitur produkt të ri inovativ – depozitë onlajn me të cilën qytetarët thjeshtë me vetëm një klikim mund të fillojnë të kursejnë. Përmes këtij produkti, Halkbank zbaton digjitalizim të konsiderueshëm të shërbimeve bankara për persona fizikë, respektivisht për qytetarët.

Produkti i ri në kategoinë e depozitave është dedikuar për personat fizikë dhe paraqet edhe një hap përpara në digjitalizimin e shërbimeve financiare në vendin tonë me të cilin produkt, nëse klienti ka vendosur të kursejë, nuk ka nevojë të vizitojë ndonjë degë të bankës dhe të hap librezë kursimi, por thjeshtë, këtë mund ta bëjë nga cilido vend. Duhet që vetëm klienti të jetë përdorues i bankingut elektronik të Halkbank. Kursimi mund të jetë në denarë ose në euro, me çrast shuma minimale e depozitimit është 3.000 denarë ose 50 euro, kurse shuma maksimale është e pakufizuar, në pajtim me mjetet e disponueshme në llogarinë transakcionale, përfshirë edhe limitin kreditor.

„Në tetor, muajin e kursimit, Halkbank e cila vazhdimisht i përcjell trendet botërore dhe teknologjitë më të reja në punët bankare, përgatiti produkt të ri inovativ me të cilin qytetarët mund të kursejnë në mënyrën më të thjeshtë. Me depozitën onlajn nuk ka nevojë për të shkuar në ndonjë degë të bankës, por e tërë procedura kryhet vetëm me një klikim. Në vendin tonë, vetëdija te popullsia për përdorimin e trendeve digjitale siç janë bankingu elektronik, bankingu celular ose aplikimi onlajn, është në nivel të pakënaqshëm. Enkas për këtë arsye, lancimi i këtij produkti ofron përparësi të dyfishtë, nxit kursimin posaçërisht te popullata e re e cila është shumë e vetëdijshme për mundësitë e digjitalizimit dhe e dyta e paraqet digjitalizimin e produkteve bankare si mënyrë e thjeshtë, e sigurt dhe konfirmuese për shumë shërbime bankare. Njëkohësisht, ne si bankë, konsiderojmë se për ndryshimin e kësaj gjendje, rol të madh kanë edhe institucionet të cilët e mundësojnë këtë mënyrë të punës. Vetëm kështu, në një të ardhme të afërt edhe vendi ynë do të mund ta arrijë normën evropiane në përdorimin e shërbimeve të digjitalizuara. Halkbank edhe deri më tash ishte, por edhe në të ardhmen do të jetë promotor i ndryshimeve teknologjike në punët bankare “, thonë nga Halkbank.

Hapja e depozitës onlajn në Halkbank mund të kryhet vetëm përmes platformës për banking elektronik, kurse mjetet mund të afatizohen në 6, 12 dhe 24 muaj. Shuma që depozitohet është fikse, respektivisht pa mundësi për depozitime shtesë. Për këtë produkt, Banka ka përgatitur norma tërheqëse të interesit, të cilat janë fikse për periudhën e afatizimit – nga 0,70% nëse kursehet në denarë, respektivisht 0,40% për afatizime gjashtëmujore të devizave. Te afatizimet për një vit, interesi për kursim në denarë është 1,40% dhe 0,70% për kursim në deviza, kurse për depozitat e afatizuara për dy vite do të përllogaritet normë interesi prej 2,10 % për kursim në denarë dhe 1,30% për kursim në deviza.

Procedura për hapjen e depozitës është shumë e thjeshtë. Me hyrjen në platformën e-bank me emrin tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimit për një përdorim (OTP) të cilin përdoruesi e pranon në celularin e tij, paraqitet opsioni „HAP DEPOZITË“ ku me një klikim të thjeshtë, në katër hapa, çdo qytetar mund të bëhet kursimtar në Halkbank.

Për këtë produkt nuk është parashikuar shtypja e librezës së kursimit dhe Kontrata për afatizim elektronik të depozitës ndërmjet klientit dhe Bankës nënshkruhet në formë elektronike. Në këtë mënyrë, duke shmangur çfarëdo përdorimi të letrës, klientët e Halkbank, bashkarisht me Bankën kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit jetësor.