LAJMI I FUNDIT:

Depay flet për të ardhmen e tij: Nuk është vetëm Barcelona në garë

Depay flet për të ardhmen e tij: Nuk është vetëm Barcelona në garë

Memphis Depay është bërë njëri nga futbollistët më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Sulmuesi holandez është futur në vitin e fundit të kontratës me Lyonin dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.


Kësisoj shumë skuadra janë vënë pas tij, ku listës i prinë gjiganti katalunas Barcelona.

Interesim për sulmuesi ka shprehur edhe Roma, Juventus, Atletico Madrid, Milan e Borussia Dortmund.

Ka qenë vet futbollisti holandez që ka folur për të ardhmen e tij ka konfirmuar interesimin e Barcelonës, por ka thënë që ka edhe skuadra tjera të interesuara.

“Kur mbërrita këtu isha vetëm 23 vjeç. Ndryshova dhe u rrita, këtu u bëra burrë. Kam shumë kujtime, kjo është shtëpia ime. Të mendoj se e diela do të jetë ndeshja ime e fundit më trishton, por familja dhe miqtë e mi do të jenë gjithmonë me mua”.

“Dua të tregoj cilësitë e mia në klubin më të mirë të mundshëm, në ligën më të mirë të mundshme. Jam gati të hedh një hap të madh. Barcelona? E di interesimin nga ta, por ka edhe klube të tjera në garë”, deklaroi Depay për L’Equipe.

27-vjeçari ka pasur një vit të jashtëzakonshëm te Lyon, ku në 39 ndeshje zyrtare ka shënuar 22 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë. /Telegrafi/