Një dentist multi-milioner në Francë është burgosur për gjymtimin e qëllimshëm të pacientëve nga lagjet me të ardhura të ulëta të Marsejës, në një skemë fitimprurëse në të cilën ai performoi mijëra procedura të panevojshme.
Lionel Guedj, u burgos për 8 vite, ndërsa babai i tij, Carnot Guedj, i cili punonte me kohë të pjesshme, u burgos për 5 vite pasi që një gjykatë dëgjoi rrëfime tronditëse të pacientëve të cilët kishin bërë termine për procedura të vogla, si për shembul për kavitet, ose kurorë të lëvizshme, ndërsa përfunduan me heqjen e një numri të dhëmbëve të shëndetshëm pa ndonjë arsye mjekësore.
Ekipi i prokurorisë së shtetit shpjegoi se si Lionel Guedj i dëmtoi qëllimisht pacientët e shëndetshëm nga qarku verior i Marsejës në mënyrë që të mashtrojë sistemin e sigurisë sociale.
Ai u përpoq që të bënte përfitime maksimale duke i detyruar pacientët të cilët nuk dyshonin që t’u nënshtrohen procedurave të panevojshme, duke treguar “përbuzje totale” ndaj shëndetit të tyre dhe pastaj duke marrë pagesa nga sigurimet sociale, raporton The Guardian, transmeton Telegrafi.
Për shembull, nga viti 2006 e deri në vitin 2012, Guedj u akuzua se kishte performuar procedura për kanalet e rrënjës tek 327 pacientë të cilët nuk kishin nevojë mjekësore për këtë procedurë, vetëm sepse ai dëshironte që të përshtattë urat të cilat do t’i sillnin para.
Procedurat në fjalë normalisht i marrin nga 45 minuta deri në 1 orë, por që Guedj i performonte ato deri në 10 minuta – dhe shumë nga to rezultuan në infektime, komplikime ose dëmtime të përjetshme.
Kjo ishte qasja “industriale” e Guedj, duke “shtrydhur” në maksimum numrin e procedurave në kohë minimale, sa që në vitin 2010 ai u bë kirurgu dental me fitimet më të mëdha në Francë, duke i marrë deri në 2.9 milionë euro nga tarifat e procedurave në fjalë.
Ai i përdori ato para për të blerë prona, piktura, dhe vetura luksoze.
Kishte gulçime tmerri gjatë seancës 6 javore kur banorët e varfër dhe të pa mbrojtur nga qyteti jugor përshkruan se si Guedj i qetësoi ata përpara se t’ua nxirrte jashtë dhëmbët e shëndetshëm ose t’i gjymtonte ata përpara se pacientët ta dinin se çfarë po bënte ai në të vërtetë.
Kur u shfaqnin infeksionet, ai u përshkruante atyre sasi të mëdha të antibiotikëve. /Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Rusia po i ofron Koresë së Veriut ushqim në këmbim të municioneve

Aleati i Rusisë paralajmëron Putinin: Mos eja të na vizitosh, do të arrestohesh

Aeroplanët e dorëzuar nga shteti sllovak tashmë po kryejnë aksione në Ukrainë

Rrugë të dëmtuara, ndërtesa të rrënuara - skena të tmerrshme nga Bakhmuti

Autoritetet ukrainase: Rusia ka humbur rreth 173 mijë ushtarë, 3610 tanke dhe 306 aeroplanë ushtarakë

Sondazhi i ri mes republikanëve në SHBA: Trump thellon epërsinë kundër DeSantis

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Arrestohet shoferi i BMW-së që u bë viral në internet - policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Fotografi në vende të njëjta në periudhë të njëjtë kohore – rikthehen aludimet për lidhjen e mohuar të Kiarës me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar

Sa janë përfitimet e deritanishme në karrierën e Modric

Lista me trajnerët më të paguar në botë, fituesi i shumëfishtë i Ligës së Kampionëve është i shtati

Vuçiq paralajmëroi vizitën në Kosovë, Kurti: Natyrisht se nuk do t’i jap leje, është i padëshiruar

Motra e Luizit zbulon se ka folur me Kiarën pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania?