LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me pesë vjet burgim një person për dhunim

Dënohet me pesë vjet burgim një person për dhunim

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit Sh.Sh, i akuzuar për veprën penale Dhunimi nga neni 230 paragrafi 4 nënparagrafi 4.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se i  akuzuari Sh.Sh është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vitesh për veprën penale ‘Dhunimi’.


Gjithashtu, i akuzuari detyrohet që në emër të Fondit për kompensimin e viktimave të krimit, të paguajë shumën prej 50 euro.

“E dëmtuara në këtë çështje penale, për realizimin e kërkesës pasurore juridike, udhëzohet në kontest juridiko- civil”.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Telegrafi/