LAJMI I FUNDIT:

Dënohet avokati që e shantazhoi Balotellin

Dënohet avokati që e shantazhoi Balotellin
(Foto: Getty Images)

Roberto Imparato, avokati i akuzuar për tentativë për të shantazhuar Mario Balotellin, është dënuar me burgim nga Gjykata e Vicenzas.

Il Mattino di Padova detajon sesi sulmuesi italian ishte viktimë e një përpjekjeje shantazhi pesë vite më parë, kur një femër e akuzoi për përdhunim.


Asokohe, akuzuesja 17 vjeçare ishte shtyrë nga Imparato për t’i bërë akuzat, ndërsa çështja kundër Balotellit u pushua. Ish-reprezentuesi italian nuk i fshehu marrëdhëniet konsensuale mes dyshes.

Avokati e kishte kërcënuar futbollistin duke i thënë se do ta shiste lajmin në gazeta nëse nuk paguhej rreth 150.000 euro.

Balotelli akuzohet për përdhunim, por i pari kishte kontaktuar policinë për shantazh të vajzës ndaj tij
Lexo po ashtu Balotelli akuzohet për përdhunim, por i pari kishte kontaktuar policinë për shantazh të vajzës ndaj tij

SuperMario dha versionin e tij të ngjarjeve në një dëshmi gjyqësore në maj të vitit të kaluar, duke shpjeguar: “Imparato më kërkoi para që të mos dilte lajmi i rremë. I kisha kërkuar vajzës të kërkonte falje sepse nuk do të kishte të ardhme, por sigurisht që jo sepse kishte pasur dhunë”.

“Nuk ka pasur kurrë dhunë. Marrëdhëniet që kishim ishin gjithmonë absolutisht konsensuale. Unë i thashë se nëse po bënte këtë (duke bërë akuzën), ajo po e bënte vetëm për të dëmtuar imazhin tim, sepse ajo që thoshte ishte e gjitha e rreme”.

Gjatë gjykimit, një sasi e madhe provash u ekspozuan, duke përfshirë mesazhe me tekst, biseda telefonike, materiale nga Instagrami dhe mesazhe zanore në WhatsApp.

Gjykata e Vicenzas e shpalli Imparaton fajtor për tentativë shantazhi dhe e dënoi me dy vjet e tre muaj burg, si dhe 80.000 euro dëmshpërblim për Balotellin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori