LAJMI I FUNDIT:

Dënohen me burgim dy bujq që mashtruan me subvencione

Dënohen me burgim dy bujq që mashtruan me subvencione
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore e Prishtinës, i ka dënuar me burgim dy bujq në lidhje me sferën e subvencioneve.

Gj.M akuzohej për “Dhënie të Ryshfetit”, “Ushtrim i ndikimit” dhe “Mashtrim me subvencione”, ndërsa H.B për “Dhënie e ryshfetit” dhe “Mashtrim me subvencione”.

“I akuzuari GJ.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej dy vite e gjashtë muaj, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 03.12.2021 deri më 03.05.2022, si dhe me dënim me gjobë në shumë prej katër mijë euro, të cilin dënim i akuzuari është i obliguar ta paguajë në afat prej një muaj, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. I akuzuari H.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej një viti, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 03.12.2021 deri më 03.05.2022, si dhe në shumë prej tre mijë euro, të cilin dënim i akuzuari është i obliguar ta paguajë në afat prej një muaj, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.


Më tej, thuhet se nëse të akuzuarit GJ.M dhe H.B nuk dëshirojnë ose nuk munden t’i paguajnë dënimet me gjobë, atëherë ato do t’iu zëvendësohen secilit veç e veç me dënim me burgim, duke e llogaritur për çdo ditë të kaluar në burgim nga 20 euro, ashtu që të akuzuarit GJ.M i zëvendësohet dënimi me gjobë me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 200 ditëve, ndërsa të akuzuarit H.B i zëvendësohet dënimi me gjobë me dënim me burgim në kohëzgjatje prej njëqind e pesëdhjetë 150 ditëve.

“Të akuzuarit detyrohen që t’i paguajnë shpenzimet e paushallit gjyqësor secili veç e veç shumën prej njëqind 100 euro, si dhe në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit secili veç e veç shumën prej 100 euro, të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi”, tha Gjykata.

Themelorja tha se e dëmtuara, Avokatura Shtetërore e Kosovës pranë Ministrisë së Drejtësisë, për realizimin e kërkesës pasurore – juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.

ndërkaq, u tha se kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë

“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë

Lajme
Janjiq: Vuçiq po përpiqet të kalojë përgjegjësinë për gjithçka te Kurti, 'reality show' - nuk ka kthim në dialog

Janjiq: Vuçiq po përpiqet të kalojë përgjegjësinë për gjithçka te Kurti, 'reality show' - nuk ka kthim në dialog

Politikë
Zbulohet skema e mashtrimit, si po tentohet vjedhja e llogarive bankare e shqiptarëve përmes Facebook

Zbulohet skema e mashtrimit, si po tentohet vjedhja e llogarive bankare e shqiptarëve përmes Facebook

Lajme
Ministrja gjermane kërkon përfshirje të shpejtë të Kosovës në zhbllokimin e CEFTA-s për të avancuar drejt BE-së

Ministrja gjermane kërkon përfshirje të shpejtë të Kosovës në zhbllokimin e CEFTA-s për të avancuar drejt BE-së

Lajme
Serbët nga Kosova për kërkesat dhe masat e Vuçiqit: Tradhti, mashtrim, besim

Serbët nga Kosova për kërkesat dhe masat e Vuçiqit: Tradhti, mashtrim, besim

Lajme
Britania e Madhe i “hap derën” marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët, si ajo me Italinë

Britania e Madhe i “hap derën” marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët, si ajo me Italinë

Lajme
Kalo në kategori