LAJMI I FUNDIT:

Denise Richards dhe burri i saj u përfshinë në një incident kur një person gjuajti me armë në drejtim të tyre

Denise Richards dhe burri i saj u përfshinë në një incident kur një person gjuajti me armë në drejtim të tyre
(Foto: Getty Images)

Aktorja amerikane, Denise Richards, ka përjetuar një përvojë të tmerrshme, kur së bashku me burrin e saj, Aaron Phypers, u gjendën në mes të të shtënave rrugës për në studion televizive.

Gjatë incidentit të ndodhur në Los Angeles, plumbat janë qëlluar në drejtim të automjetit të tyre, por për fat çifti ka shpëtuar pa u lënduar.


Phypers ishte duke e çuar aktoren në një kinostudio kur një shofer i paduruar pas tyre u mërzit për parkimin – ka konfirmuar Deadline.

(Foto: Shutterstock)

Sipas TMZ, bashkëshorti i Richards e la të kalonte shoferin nervoz, por ai vazhdoi t’i bërtiste pasi nuk mund të gjente menjëherë një vend parkimi. Pikërisht, atëherë dyshohet se shoferi hapi zjarr ndaj makinës së çiftit, duke qëlluar me plumba në pjesën e pasme të saj.

Edhe pse askush nuk u lëndua fizikisht, mediat raportuan se Denise ishte shumë e mërzitur dhe qante në mënyrë histerike pasi mbërriti në sheshxhirimin e filmit të saj të ri.

Pavarësisht kësaj, ajo ka qëndruar në punë për 12 orë, ndërsa burri i saj ka qëndruar me të gjatë gjithë kohës. Pasi mbaruan xhirimet, një nga oficerët e shoqëroi çiftin për në autostradë, nga ku u kthyen në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori