LAJMI I FUNDIT:

Denis Suarez luan kundër Getafes, City fiton 800 mijë euro

Denis Suarez luan kundër Getafes, City fiton 800 mijë euro

Barcelona i detyrohet Manchester City-it një shumë qindra mijëra euroshe pasi Denis Suarez ka luajtur ndeshjen me numër 40 për klubin spanjoll në takimin e fituar 2-1 kundër Getafes.

Barcelona e mori Suarezin nga City për 3.2 milionë euro, por në marrëveshje janë përfshire edhe disa klauzola.


Një nga këto thotë se Barcelona duhet t’i paguajë Cityt 800 mijë euro për çdo dhjetë ndeshje të luajtura nga Suarez, deri në momentin që këto ndeshje do të bëhen 100.

Deri tani Barcelona ka paguar 6.4 milionë euro, me koston që mund të arrijë deri në 11.2 milionë.

Suarez ka fituar Kupën e Mbretit me Barcelonan sezonin e kaluar, por nuk ka siguruar akoma një vend si titullar në formacion, megjithëse dje realizoi gol. /Telegrafi/