LAJMI I FUNDIT:

Dëmtoi Real Madridin ndaj Valencias – ky do të jetë dënimi për gjyqtarin Manzano

Dëmtoi Real Madridin ndaj Valencias – ky do të jetë dënimi për gjyqtarin Manzano

Pas skandalit që shpërtheu në fund të ndeshjes mes Valencias dhe Real Madridit, mediat Spanjolle kanë filluar të parashikojnë ndëshkimin që e pret gjyqtarin Jesus Gil Manzano.

Ai ishte arbitri kryesor i ndeshjes mes dy skuadrave në Mestalla, që pati, për të mos thënë, një mbyllje kurioze që, në fund të fundit, i dha mundësinë Jude Bellingham për të shënuar golin e fitores.


Lidhur me këtë, Cadena Ser raportoi se çfarë sanksioni do të marrë arbitri pas situatës së ndodhur këtë fundjavë.

Me sa duket, Komiteti i Arbitrazhit Teknik të RFEF do ta ndëshkojë me vetëm dy ndeshje.

Kjo do të thotë se Manzano nuk do të mund të ndajë drejtësinë për një muaj, duke bërë që ai të reflektojë për gabimin trashanik që ka bërë në atë ndeshje.

Natyrisht se Real Madridi do të kërkojë që federata spanjolle të jetë edhe më e ashpër për dënimin ndaj Mazanos, duke synuar të përçojë mesazh edhe tek gjyqtarët e tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori