Një reklamë, e realizuar gjatë vitit 2014 është bërë shkak i një konflikti mes aktores së mirënjohur Olta Gixhari dhe vajzës së deputetit shqiptar Dashamir Peza, Amantias.
Por, mosmarrëveshja mes vajzave është zgjidhur tashmë në gjykatë. Për më shumë se një vit ka zgjatur procesi në Gjykatën e Tiranës, pas padisë së ngritur nga aktorja, për Shoqërinë “Pik Creative SHPK” (aksionere e së cilës është Amantia Peza). Olta pretendonte se nuk e kishin paguar për reklamën që ajo i kishte bërë një kompanie celulare tre vjet më parë, pas kontratës me këtë shoqëri reklamash. Në padi, Gixhari kërkonte “Përmbushjen e detyrimit kontraktor, për të paguar pjesën e papaguar prej 6410 euro, sipas kontratës së shërbimit që mban datën 24.09.2014, të lidhur nëpërmjet paditëses dhe të paditurit si dhe kamatat ligjore për vonesën e pagesës deri në momentin e ekzekutimit të vendimit.
Detyrimin e të paditurit të paguajë shpenzimet gjyqësore”. Kërkesa e aktores është shqyrtuar nga gjyqtarja Anila Karanxha, në shkallën e parë të gjyqësorit, ndërsa vendimi për të është dhënë më 7 prill të këtij viti. Olta Gixhari ka fituar dhe kompania e reklamave tashmë është e detyruar t’i paguajë jo vetëm shumën prej 5475 euro, por edhe kamatvonesat për të gjithë kohën e humbur. Sipas vendimit, gjykata nuk i pranoi të gjitha kërkesat e Olta Gixharit, por i dha pjesërisht të drejtë për pretendimet e ngritura.
Në vendimin e siguruar nga “Bluetooth”, gjykatësja Anila Karanxha ka kërkuar “Detyrimin e palës së paditur Shoqëria ‘PIK Creative’ SHPK, që t`i paguajë paditëses Olta Gixhari shumën prej 5475 (pesë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë) euro bruto si detyrim që rrjedh nga kontrata e shërbimit më datë 24.09.2014, e lidhur midis paditëses dhe palës së paditur”. Më tej, në vendimin në fjalë shkruhet, “Detyrimin e palës së paditur Shoqëria ‘PIK Creativ’ SHPK, që t`i paguajë paditëses Olta Gixhari kamatëvonesat mbi shumën bruto 5475 (pesë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë) euro, për çdo ditë vonesë në ekzekutimin e detyrimit, sipas normave të interesit bankar vjetor të depozitave në euro të përcaktuara nga Banka e Shqipërisë, duke filluar llogaritja e interesave që nga data 15.01.2016, datë e letër kujtesës së përmbushjes së detyrimit kontraktor, deri në ekzekutimin përfundimtar të këtij detyrimi”.
Amantia Peza është pronare e kompanisë së reklamave “Anima Picture”. Prej disa kohësh, kësaj kompanie i është bashkuar edhe kompania “Pik Creative”, me të cilën kishte pasur kontratën Gixhari. Ende nuk dihet nëse shoqëria e reklamave e ka ankimuar vendimin e gjykatës, apo ka zgjedhur të dëmshpërblejë menjëherë Gixharin. Megjithatë, nëse ka vendosur për apelim të vendimit të shkallës së parë, atëherë kërkesa në Apel duhet të ishte dërguar disa ditë më parë (marrë nga Gazeta Shqiptare).
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Publikohet video e sikletshme e Santianës, zhvishet në sy të banorëve të tjerë për të ndërruar veshjen

Fragmentet e së shkuarës: Artisti Gjyljan Fetaj sjell historinë e Kosovës me artin e tij në Athinë

Dua Lipa bëhet zyrtarisht ambasadore e markës “Porsche”, nënshkruan kontratë multi-milionëshe me brendin e famshëm të veturave

Është nga Tirana dhe jeton në New York - zbulohet shqiptarja që ia ka thyer zemrën reperit Drake dhe ka frymëzuar klipin e tij të fundit?

“A do e kishe problem që një burrë ta prekte partneren tënde nga të pasmet?”, Buci vihet në siklet nga pyetja gjatë darkës së të nominuarve

Lumbardhi: S’më pengon e kaluara e Albyt, e ka ushqyer familjen me atë punë - e vlerësoj për guximin

Lumbardhi dhe Alby gjithnjë e më të afërt, prekje e ledhatime në një çast intim mes tyre në dhomën e gjumit

"Me këtë je martuar a, po ta kam rrahur një herë", Santiana tregon se si ia kishte rrahur burrin shoqes që e takoi rastësisht pas shumë vitesh

Letër për çdo banor: Darka emocionale nga "Izi’s Apartment 197" për banorët e nominuar në Big Brother VIP Kosova

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Bellingham dhe Real Madridi në mes të një udhëkryqi - anglezi mund ta humbë sezonin dhe Euro 2024

Vrasja e të dyshuarit për grabitjen në Suharekë, a reagoi sipas protokollit Policia e Kosovës?

Shtetasit suedezë i morën me qera veturat Porsche dhe BMW në Aeroportin "Adem Jashari", dhe nuk i kthyen më

Hovenier: Unë fle rehat duke e ditur që NATO dhe ushtarët amerikanë janë në veri të Kosovës

Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë, lajmi bën jehonë edhe në mediat atje

Lumbardhi dhe Alby gjithnjë e më të afërt, prekje e ledhatime në një çast intim mes tyre në dhomën e gjumit