LAJMI I FUNDIT:

Demiri: 78 përqind e mjekëve janë ballafaquar me dhunë në vendin e punës

Demiri: 78 përqind e mjekëve janë ballafaquar me dhunë në vendin e punës

Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri, me rastin e 12 marsit – Ditës evropiane për rritjen e vetëdijes kundër dhunës ndaj punonjësve shëndetësor, theksoi se dhuna kundër mjekëve është e palejueshme dhe e dënueshme me ligj.

Demiri thotë se punonjësit shëndetësor duhet të ndjehen të sigurt në vendin e tyre të punës, që të mund të ofrojnë kujdes shëndetësor.


“Të dhënat e Odës së Mjekëve flasin se 78 përqind e mjekëve kanë raportuar se janë ballafaquar me ndonjë lloj dhune në vendin e punës, ndërsa 80 përqind janë ballafaqur me dhunë verbale. Këto janë të dhëna të tmerrshme, që tregojnë se në çfarë shoqërie jetojmë. Në shoqëri nuk duhet të ketë tolerancë për dhunën ndaj mjekëve, pasi kjo paraqet pasiguri edhe për pacientët”, tha Demiri.

Ndryshe, vitin e kaluar janë bërë ndryshime në Kodin Penal, me të cilat dhuna ndaj mjekëve në kryerjen e punëve profesionale, konsiderohet si sulm ndaj personit zyrtar, që është vepër penale dhe parashihet dënim me burg./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori