LAJMI I FUNDIT:

Demichelis: Van Gaal është një trajner i mirë, por krejtësisht i çmendur

Demichelis: Van Gaal është një trajner i mirë, por krejtësisht i çmendur
Louis van Gaal (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Martin Demichelis e ka quajtur të “çmendur” Louis van Gaalin.

Mbrojtësi argjentinas kishte punuar për një kohë me ish-menaxherin e Manchester Unitedit te Bayern Munichu.

Diego Milito i Interit duke u penguar nga Martin Demichelis i Bayern Munichut (Photo by Jamie McDonald/Getty Images)

“Ai është një trajner i mirë, por krejtësisht i çmendur. Ndonjëherë dilte prej vetvetes”, kujtoi ai për La Nacion.

“Një ditë, ne fituam 3-0 dhe në minutën e fundit hyri në dhomën e veshjes duke ulëritur. Ai na tha se kjo ishte një fatkeqësi për ne”.

“Si kapiten i dytë, u përpoqa ta ndaloja atë dhe pas përfundimit të pjesës së dytë na tha se nuk kishte fare të drejtë duke e pranuar se kishte gabuar. Ai ishte krejtësisht i çekuilibruar emocionalisht dhe ma ndaloi të argumentohem”, shtoi ish-reprezentuesi i Argjentinës.

Viti që ‘vodhi’ shumë legjenda, futbollistët më të mëdhenj që u pensionuan në vitin 2017 (Foto)
Lexo po ashtu Viti që ‘vodhi’ shumë legjenda, futbollistët më të mëdhenj që u pensionuan në vitin 2017 (Foto)

Strategu 67-vjeçar holandez tash e dy vjet ka mbetur pa punë pas shkarkimit nga zyrtarët e klubit të Manchester Unitedit.

Ndryshe, 37-vjeçari tashmë është pensionuar prej futbollit aktiv dhe po punon që të bëhet trajner. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori