Demi Moore thyen rregullat e Festivalit të Kanës me fustanin rozë

Aktorja e njohur Demi Moore, e cila këtë vit është anëtare e jurisë në Festivalin e Filmit në Kanë 2026, ka tërhequr vëmendje në tapetin e kuq pasi u shfaq me një fustan rozë voluminoz, duke “sfiduar” rregullat e reja të festivalit për kodin e veshjes.
Moore mori pjesë në premierën e filmit “Paper Tiger” më 24 maj 2026, ku u paraqit me një fustan të madh në stil “ball gown” (fustan princeshe), që sipas mediave, bie ndesh me rregullat e reja më të rrepta të organizatorëve.
Së fundmi, festivali ka prezantuar një sërë udhëzimesh që ndalojnë, mes të tjerash, veshjet “oversized”, sidomos ato me fund të gjatë (train/“shlep”), si edhe çantat e mëdha dhe nuditetin.

Organizatorët kanë argumentuar se këto masa lidhen me “efikasitetin dhe mirësjelljen”, pasi veshjet e mëdha “pengojnë qarkullimin e të ftuarve” dhe “vështirësojnë uljen në sallë”.
Fustani i Moore ishte një krijim nga marka Matières Fécales (e themeluar nga Hannah Rose Dalton dhe Steven Raj Bhaskaran), ndërsa këpucët ishin në bashkëpunim me Christian Louboutin.

Kreacioni vjen nga koleksioni Vjeshtë/Dimër 2026, me titullin “One Percent”, i përshkruar si një “satirë e errët” e pasurisë ekstreme dhe elitizmit.
Në pamje të parë, fustani dukej si një zgjedhje “barbiecore”: rozë e ndezur, me fund të gjerë dhe një fjongo të madhe. Por materiali kishte qëllimisht një efekt “të dëmtuar” – mëndafshi ishte punuar me skaje të “shqyera, të djegura dhe të prera”, duke krijuar një kontrast mes ëmbëlsisë së ngjyrës dhe një estetike më konceptuale. /Telegrafi/

















































