eksperti-banner

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Policia përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite një ditore do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.


“Me datën 12 qershor 2026, në orët e mbrëmjes, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite një ditore do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes, ardhjes sot në orët e pasdites në pikën kufitare Vërmicë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare së vizitës deri në kthim e cila po ashtu ndodh sot në orët e mbrëmjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik. /Telegrafi/