LAJMI I FUNDIT:

Demi Moore thotë se Ashton Kutcher e fotografoi të dehur në tualet: Ishte vërtet e turpshme

Demi Moore thotë se Ashton Kutcher e fotografoi të dehur në tualet: Ishte vërtet e turpshme
Demi Moore dhe Ashton Kutcher (Foto: DIMITRIOS KAMBOURIS/GETTY; DAVID LIVINGSTON/GETTY IMAGES)

Aktorja e famshme amerikane, Demi Moore, ka shkruar gjatë e gjerë për marrëdhënien e saj me Ashton Kutcher dhe përballjen tash e disa vite me alkoolin.

Ndër zbulimet e shumta në librin e saj të ri, aktorja Moore kujton po ashtu kohën kur ajo pretendon se ish-burri Ashton Kutcher e turpëroi atë me një fotografi të dehur.


Demi Moore tregon se u përdhunua në moshën 15-vjeçare, nga një burrë që e pagoi nënën e saj
Lexo po ashtu Demi Moore tregon se u përdhunua në moshën 15-vjeçare, nga një burrë që e pagoi nënën e saj

Aktorja shkruan në detaje për marrëdhënien me Kutcher dhe luftën e saj si një alkooliste, duke thënë se filloi të pijë përsëri gjatë martesës së tyre për të qenë ‘vajza argëtuese’, gjë që mendoi se Kutcher donte që ajo të ishte e tillë.

Demi Moore dhe Ashton Kutcher (Foto: DIMITRIOS KAMBOURIS/GETTY; DAVID LIVINGSTON/GETTY IMAGES)

Por, sapo filloi të pijë përsëri pas 20 vjetësh, Moore shkruan se shkoi “poshtë” dhe ishte në gjendje tejet të rëndë gjatë udhëtimit në Meksikë për ditëlindjen e 45-të.

Ndërsa festonte me miqtë, ylli amerikan, 56 vjeçe, shkruan se filloi të pinte më shumë dhe ajo pretendon se Kutcher, 41 vjeç, ishte “i zemëruar” dhe e çoi përsëri atë në shtrat.

“Ashton më kishte inkurajuar të shkoj në këtë drejtim. Kur shkova shumë larg, ai më bëri të ditur se si u ndje duke treguar një fotografi që më bëri që të mbështesja kokën në tualet një natë më parë”, shkruan ajo. “Dukej si një shaka, por ishte vërtet turp”.

Demi Moore flet për marrëdhënien me Ashton Kutcher (Foto: People)

Moore dhe Kutcher filluan lidhjen në 2003 pasi u takuan në një darkë me miqtë e ndërsjelltë dhe u martuan në 2005 përpara se të ndaheshin në 2011 dhe të përfundonin divorcin e tyre në 2013. /Telegrafi/