Demi Lovato ka zbuluar se ajo lufton me dëmtimet e shikimit dhe të dëgjimit, të shkaktuara nga një mbidozë në vitin 2018.
Ylli i pop-it dhe ish-aktorja e Disney Channel u shfaq në Andy Cohen Live të ‘SiriusXM’, ku foli për betejën e saj të mëparshme me varësinë dhe pasojat që ajo kishte në shëndetin e saj.
“Unë nuk do ta ndryshoja rrugën time sepse nuk kam asnjë pishman. Gjëja për të cilën jam penduar është kur e teprova me mbidozën dhe do të doja që dikush të më kishte thënë është, një, se isha e bukur, sepse nuk e besoja dhe dy, do të doja që dikush të më kishte thënë se nëse e pranon dhimbjen, ajo kalon”, tha ylli.
Lovato, gjithashtu tregoi se ajo nuk drejton më makinën për shkak të dëmtimit të shikimit dhe të dëgjimit.
“Ajo mbidozë më shkaktoi shumë – në fakt shkaktoi një paaftësi. Unë kam dëmtim të shikimit dhe dëmtim të dëgjimit edhe sot”, shtoi ajo, duke pranuar më vonë se nuk drejton më makinën për këtë arsye.
Më vonë gjatë diskutimit, megjithatë, këngëtarja 30-vjeçare ndau pikëpamjen e saj pozitive për çështjet e saj shëndetësore dhe tha se ajo ka filluar t’i shikojë dëmtimet si një “rikujtim të përditshëm dhe të vazhdueshëm” për të vazhduar rrugën e saj drejt të qëndruarit larg substancave.
“Është një kujtesë e përditshme, e vazhdueshme. Dhe kështu është një kujtesë e vazhdueshme për të qëndruar në rrugën e duhur sepse nuk dua që kjo të ndodhë më kurrë”, tha ajo.
Kjo nuk është hera e parë që Lovato flet për luftën e saj me varësinë, dhe mbidozën e saj gati fatale në 2018. Ajo gjithashtu foli për këto probleme në serinë e saj të dokumentarëve në YouTube të vitit 2021, “Dancing with the Devil”.
Në serial, ajo pranoi se në javët para mbidozës së saj, ajo ishte bërë e varur nga heroina dhe kokaina. Ajo gjithashtu tha se ishte e habitur që nuk e teproi më herët.
Siç raportohet nga The Independent, vokalisti tani është plotësisht e pastër që nga viti 2021, pas një adoptimi fillestar të një qasjeje “esëll në Kaliforni” – një mënyrë jetese që lejon marihuanën dhe alkoolin me kusht që të jetë në moderim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“The New York Times” shkruan për ekspozitën e Petrit Halilajt në NYC: Një artist nga Kosova merr fluturimin
Ada Satka – artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në ‘Eurovision 2024’
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë
"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe