LAJMI I FUNDIT:

Demi Lovato bën një rrëfim të fuqishëm në “Grammy Awards”

Demi Lovato bën një rrëfim të fuqishëm në “Grammy Awards”
Demi Lovato (Foto: Emma McIntyre/Getty Images for The Recording Academy)

Në qershor të vitit 2018, Demi Lovato, bëri diçka që yjet e popit nuk duhet të bëjnë: tregoi të vërtetën e vështirë.

Ish-aktorja e “Disney” kishte luftuar një kohë me varësinë ndaj drogës, por ajo do të ndërtonte po ashtu një narrativë për të kapërcyer atë varësi, me vargje dhe një dokumentar që dëshmon për gjashtë vjet se ishte esëll.

Pastaj ajo ndryshoi historinë. “Ne kemi qenë në këtë rrugë më parë”, ajo këndoi në një këngë të re, “Sober”. “Më vjen keq, nuk jam më esëll”. Një muaj më vonë, ajo u shtrua në spital për një mbidozë gati-fatale.

Demi Lovato (Foto: Matt Sayles/Invision/AP)

Lovato ka mbajtur një profil të ulët që nga shtrimi në spital, por ajo është rikthyer tani, me një mesazh më kompleks se kurrë më parë.

Demi Lovato do performojë këngën që e ka shkruar para mbidozës në Grammy Awards
Lexo po ashtu Demi Lovato do performojë këngën që e ka shkruar para mbidozës në Grammy Awards

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards” të dielën, ajo bëri shfaqjen e saj të parë në një vit e gjysmë, dhe pritjet mund të ishin për një spektakël triumfues ose të paktën shpresues. Lovato e dha atë, në një mënyre. Por, ajo bëri diçka edhe më të fuqishme.

Në mesin e shumë gjërave që kanë ndodhur së fundmi, Alica Keys tha se muzika është “gjëja më shëruese në botë”. Ndërsa, Lovato po ashtu erdhi me një mesazh motivues. Ajo debutoi një këngë që thoshte që të kënduarit, në të vërtetë, nuk do të rregullonte gjithçka.

Demi Lovato (Foto: Emma McIntyre/Getty Images for The Recording Academy)

Lovato tha që ajo realizoi këngën, “Anyone”, katër ditë para mbidozës së saj. Është e lehtë të besosh që dikush afër vet-shkatërrimit e krijoi atë. Tekstet janë një rënie e dëshpëruar, përpjekje të dështuara për të gjetur lehtësim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Magazina
E vërteta

E vërteta "e errët" e serisë së animuar "Tom and Jerry", a keni ditur?

Magazina
Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Magazina
Kalo në kategori