Dembele përpara finales së Ligës së Kampionëve: Jemi të uritur për fitore

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, ka ndarë mendimet e tij mbi mentalitetin e ekipit përpara finales së Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit, e cila është planifikuar të zhvillohet sonte (e shtunë) në Budapest.
Fituesi i Topit të Artë ka folur për finalen e madhe ndaj Arsenalit, duke treguar besim te ekipi i tij dhe duke zbuluar se janë të uritur për të fituar trofeun e dytë të Ligës së Kampionëve.
“Do të duhet të shfrytëzojmë në maksimum çdo moment dhe të qëndrojmë plotësisht të përqendruar. PSG ka lojtarë të rinj dhe trajnerë fantastikë, dhe të gjithë duan të fitojnë tituj - ne jemi të uritur për fitore", ka thënë fillimisht Dembele gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes.
"Jemi mësuar të konkurrojmë. Nëse duam të bëhemi lojtarë vërtet të mëdhenj, duhet të fitojmë trofe të mëdhenj, dhe jo vetëm një herë".
Sulmuesi anësor francez tregoi gjithashtu respekt të madh për kundërshtarët e tyre anglez, duke pranuar sfidat taktike që do të paraqesë skuadra e Mikel Artetas.
"E dimë që Arsenali është një ekip i fortë që luan futboll me cilësi shumë të lartë dhe shkëlqen në çdo departament: në sulm, në mbrojtje dhe, sigurisht, në goditjet standarde”.
“Ata kanë një trajner të shkëlqyer i cili po bën një punë të mrekullueshme. Ai e meritonte plotësisht të fitonte Ligën Premier dhe të arrinte në finalen e Ligës së Kampionëve", përfundoi ylli i PSG-së. /Telegrafi/













































