LAJMI I FUNDIT:

Dembele e pyet Martialin për Unitedin

Dembele e pyet Martialin për Unitedin
Ousmane Dembele (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Ousmane Dembele pritet të largohet nga Barcelona në afatin e ardhshëm kalimtar, ndërsa klubet e interesuara tashmë po i bëjnë planet e tyre për transferimin e tij.

Liga Premier është një nga destinacionet e mundshme, ashtu që klubet si Arsenali dhe Manchester Unitedi kanë shprehur interesim për anësorin francez.


Gazeta spanjolle, Sport, bën të ditur se lojtari tashmë ka filluar të interesohet për gjendjen te Djajtë e Kuq.

(Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Thuhet se ai ka biseduar me bashkëkombësin e tij, Anthony Martial, lidhur me situatën te Unitedi në rast se do të vendoste për të shkuar në Old Trafford.

United dhe Arsenali 'luftojnë' për transferimin e Dembeles
Lexo po ashtu United dhe Arsenali 'luftojnë' për transferimin e Dembeles

Edhe në afatet e kaluara kalimtare është spekuluar për largimin e Dembele nga Camp Nou, ndërsa mundësitë janë të mëdha që kjo të ndodhë në afatin e ardhshëm kalimtar. /Telegrafi/