Demantohet informacioni: Shefqet Krasniqi nuk e ka idenë se Kallashi është në qabe


Eshtë demantuar informacioni se Shefqet Krasniqi mund të ketë deklaruar ndonjë gjë rreth valltares provokative, Kallashit.
Përfaqësues të hoxhës kanë deklaruar për Telegrafin se informacioni është i shpifur nga disa forume anti-islame dhe se hoxha Shefqet Krasniqi asnjëherë nuk e ka bërë një deklaratë të tillë.
Sipas tyre Shefqet Krasniqi nuk merret me Kallashin, e se ai nuk e di se ajo gjendet në Qabe, pasi ai për vete gjendet dhe është i zënë pikërisht në vendin e shenjt të muslimanëve.
Ata i kanë bërë lutje mediave që të kenë kujdes me këto informata dhe shpifje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/09/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
















































