LAJMI I FUNDIT:

Delfini i vogël ngordhi, pasi turistët e nxorën nga uji për të bërë fotografi (Foto)

Delfini i vogël ngordhi, pasi turistët e nxorën nga uji për të bërë fotografi (Foto)

Turistët në një bregdet të Spanjës, e kanë mbytur një delfin të vogël, pasi e kanë mbajtur shumë gjatë jashtë ujit për të bërë fotografi.

Mbrojtësit e rendit kanë nxituar për ta kthyer, por ishte shumë vonë sepse kishte ngordhur, transmeton Telegrafi.


Gjatë kthimit të delfinit në ujë

“Njerëzit janë gjallesat më të këqija që ekzistojnë, që vetëm për kënaqësinë e tyre, janë në gjendje të bëjnë gjithçka”, është një koment lidhur me rastin.

Mësohet se delfini e kishte humbur kontrollin, kur është ndarë nga grupi dhe ka shkuar në ujërat e cekëta. /Telegrafi/