Superliga është futur në faza e katërt që është njëherit edhe e fundit për edicionin 2020/21.

Komisioni për Delegimin e Gjyqtarëve ka vendosur se kush do të ndajnë drejtësinë në këto ndeshje, duke e bërë delegimin e tyre për xhiron e 28-të.

Gjyqtari Visar Kastrati është deleguar për ta ndarë drejtësinë në ndeshjen kryesore të kësaj jave ndërmjet Llapit dhe Dritës.

Ai do të shoqërohet nga asistentët Granit Hyseni dhe Elvis Bicaj, ndërkohë që Mentor Ajeti do jetë gjyqtar i katërt.

Në një tjetër ndeshje të rëndësishme sikurse ajo ndërmjet Arbërisë dhe Trepçës ’89, e cila është e vlefshme për mbijetesë është deleguar Genc Nuza.

Në ndeshjen Drenica – Prishtina do të jetë gjyqtar kryesor Selim Isufi, ndërsa Ballkani – Besa i është besuar Ilir Mehmetit.

Më poshtë mund ta gjeni edhe listën e gjyqtarëve të deleguar për ndeshjet e kësaj xhiro: